Komisioni i Etikës

Komisioni i Etikës është përgjegjës për trajtimin dhe vendosjen në shkallë të parë për të gjitha shkeljet etike të stafit akademik, jo akademik, studentëve dhe palëve të ndërlidhura me Kolegjin. Vendimet i merr në bazë të provave të siguruara, deklaratave dhe po ashtu përmes organizimit të seancave dëgjimore.
Komisioni i Etikës me rastin e vendosjes, zbaton dispozitat e Statutit dhe Kodit të Etikës, dispozitat e Ligjit të Punës, Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore të aplikueshme.