Shkolla Dimërore për Cyber Security&Privacy

20 Dhjetor 2019

Kolegji AAB  në bashkëpunim me ICT Academy, nga data 26-28 dhjetor 2019 organizon shkollën dimërore për Cyber Security & Privacy. Pjesëmarrës mund të janë të gjithë të interesuarit në këtë fushë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve të hapura dhe punës teknike në laborator, Shkolla Dimërore Cyber Security & Privacy ofron pjesëmarrësve njohuri të gjerë mbi Sigurinë Kibernetike.

Në përfundim të Shkollës Dimërore, pjesëmarrësit do t’ i nënshtrohen vlerësimit dhe më të suksesshmit do të vlerësohen me mirënjohje.

Për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, pjesëmarrja dhe suksesi në këtë ngjarje do të vlerësohet edhe në kuadër të punës praktike e cila është obligative për ta.

Linku ku mund të aplikojnë studentët për pjesëmarrje është: http://bit.ly/2s6PTBt

 

Share: