Studentët e Fakultetit Ekonomik, dega në Ferizaj vizituan Bankën Ekonomike

13 Shkurt 2018

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, kampusi në Ferizaj, kanë vizituar Bankën Ekonomike, ku patën rastin të shohin punën që bëhet në këtë bankë dhe të informohen nga afër për procedurat e kujdesit ndaj klientëve, burimeve njerëzore, bizneset, etj..

Studentët u pritën nga stafi menaxherial i Bankës Ekonomike, të cilët i falenderuan studentët e Kolegjit AAB për vizitën. Ata i informuan studentët edhe për mënyrën dhe funksionimin e kësaj banke duke vënë në theks punën ekipore, përmbushjen e nevojave të klientëve, marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore dhe fuqizimin drejt arritjes së objektivave të përbashkëta.

“Ne karakterizohemi dhe jemi të angazhuar për standarde të larta etike dhe profesionale, duke demonstruar sjellje të ndershme, profesionale dhe etike në marrëdhëniet tona me kolegët, klientët dhe shoqërinë”, theksuan përfaqësuesit e Bankës Ekonomike.

Studentët theksuan se këto praktika u japin mundësi studentëve që të marrin eksperiencë, të zhvillojnë dijet e tyre praktike, si dhe të afirmohen duke rritur kështu jo vetëm përgatitjen e tyre, por edhe mundësitë për punësim. 

Share: