Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB zhvilluan vizitë në kompaninë ‘Magic Ice’

26 Maj 2018

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB kanë zhvilluar vizitë në kompaninë e produkteve të qumështit “Magic Ice”.

Vizita ishte në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia dhe NVM-të”, e udhëhequr nga prof. e lëndës Adelina Gashi e shoqëruar nga prof. Roberta Bajrami.

Përveç njohjes së procesit të prodhimit dhe produkteve të kësaj kompanie, studentët patën mundësinë që të njoftohen më për së afërmi edhe me mënyrën e menaxhimit të një kompanie, me sfidat dhe përparësitë në hapjen e një biznesi, si dhe me procesin e lansimi të produkteve në treg.

Studentët u pritën nga drejtori i prodhimit të kompanisë Artan Gashi, me c’rast patën rastin gjithashtu të bashkëbisedojnë me të rreth funskionimit dhe prodhimit të një kompanie.

Njohuria praktike e marrë nga kjo vizitë, ndër të tjera, do të shërbejë si kompletim i anës teorike të marrë nga lënda e “Ndërrmarësisë dhe NVM-të”, duke shërbyer si një manual në hartimin e planit të biznesit si detyrë seminarike të kësaj lënde.

Share: