Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike realizojnë kursin e skijimit në Brod të Dragashit

7 Mars 2024

Studentë nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB kanë realizuar kurs skijimi në qendrën e skijimit Arxhena në Brod të Dragashit.

Dhjetëra studentë shijuan këtë përvojë ndërsa  thanë se çdo student duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofron Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, për përgatitjen e mëtutjeshme të secilit prej tyre.

Profesori i lëndës së skijimit Zenel Metaj, me profesorët e tjerë Nazim Myrtaj, Besim Gashi dhe Shkëlzen Shala, u shprehën se këto trajnime kanë për qëllim njohjen e teknikave të skijimit, ndërsa studentët treguan performanca të shkëlqyera, duke e ditur që skijimi është sport i vështirë me specifikat e veta.

Përkrahja e vazhdueshme e Kolegjit AAB në aktivitete të tilla praktike, ka bërë shpesh që rezultatet e studentëve nga ky fakultet të jenë shembullore në disiplina të ndryshme sportive.

Gjatë këtij aktiviteti u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Qendrën e Skijimit në Brod, për të realizuar aktivitete të shumta në të gjitha stinët e vitit.

Share: