Studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj u trajnuan nga GIZ DIMAK

28 Janar 2022

U organizua trajnimi i radhës nga Qendra e Karrierës dhe GIZ DIMAK në emër të qeverisë gjermane, për studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj.

Në këtë trajnim u zhvilluan temat si të shkruajmë një CV, letër motivuese dhe si të përgatitemi për një intervistë të suksesshme me punëdhësin. Studentët e AAB-së, ishin mjaft të interesuar për këtë trajnim dhe patën mundësi të marrin më shumë njohuri për teknikat e nevojshme për tregun e punës.

Share: