Studentët e Kolegjit AAB promovuan fushatën “Qashtu qysh jom”

Një grup i aktivistëve të rinj, bashkërisht me studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Psikologjisë dhe fakulteteve tjera, promovuan fushatën “Qashtu qysh jom”, duke e elaboruar rëndësinë e saj me anë të bashkëbisedimit, fotografisë në kornizë dhe materialeve tjera promovuese.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e diversitetit në një shoqëri, promovimin e pranueshmërisë së vetës dhe të tjerëve, si dhe fuqizimin e të gjitha grupeve të ndryshme minoritare që jetojnë në Kosovë.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët e Kolegjit AAB, bashkërisht më të rinjtë tjerë thane se i mbështesin plotësisht të drejtat e njeriut, njëkohësisht treguan se çfarë do të thotë diversiteti për ta.

“Qashtu qysh jom” është projekt i themeluar nga një grup i aktivistëve të rinj, të financuar nga UNICEF Innovations Lab Kosovo.

INSTITUTI AAB
APLIKO