Studentët e Kolegjit AAB u pajisen me certifikata pasi mbaruan me sukses praktikën profesionale në bankën NLB

26 Maj 2018

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me shumë institucione të fushave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, 16 studentë të Fakultetit Ekonomik të këtij kolegji, suksesshëm kanë përfunduar praktikën profesionale në institucionin bankar NLB, të cilët edhe janë pajisur me certifikata.

Integrimi i studentëve në tregun e punës mbetet një nga qëllimet kryesore të Kolegjit AAB.

Si rrjedhojë, ndër bashkëpunimet e shumta, Kolegji AAB tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Financave për angazhimin e studentëve për praktikë profesionale në departamentet e ndryshme që janë në kuadër të kësaj ministrie, të tilla siç janë: Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, etj.

Share: