Studentet e Kolegjit AAB vizitojnë panairin me renome botërore “Salone Del Mobile 2024” në Itali

19 Prill 2024

Në kuadër të projektit “Programi Ekzekutiv për Përpunim të Drurit dhe Inovacion të Produktit” të mbështetur nga “USAID Kosovo Compete”, studentët e gjeneratës së parë, vizituan panairin me renome botërore “Salone Del Mobile 2024” në Milano të Italisë.

Studentet Erika Bllaca dhe Liamra Jusufi, u njohën me trendet e fundit në dizajnin e mobilieve dhe të produkteve, kryesisht të materialit të drurit me kombinim të metalit, qelqit dhe tekstilit. Ndër të tjera, studentet patën rastin të percjellin prezentimet e alumni dizajnerëve që fillet e suksesit të tyre i kanë nisur në “Salone Satellite”.

Erika dhe Liamra u shprehën se kjo pervojë ka riafirmuar besimin e tyre në fuqinë transformuese të dizajnit për të pasuruar jetën, për të stimuluar dialogun dhe për të nxitur ndryshime pozitive. Ato u shprehën mirënjohëse ndaj Kolegjit AAB dhe “Usaid Kosovo Compete Activity” për këtë mundësi, si dhe shpalosën dëshirën për të transferuar këtë përvojë në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve të tyre për inovacion dhe krijimtari në këtë sektor.

Share: