Studentët e Radiologjisë, Stomatologjisë dhe Kulturës Fizike, prezantuan publikisht punimet e tyre

18 Dhjetor 2018

Studentët e Kolegjit AAB, të Fakultetit të Radiologjisë, Stomatologjisë dhe të Kulturës Fizike prezantuan punimet e tyre në teatrin AAB “Faruk Begolli”, para publikut të gjerë të përbërë nga profesorë dhe studentë nga të gjitha drejtimet.

Qëllimi i këtyre prezantimeve ishtë aplikimi i një forme aktive të mësimit nga ana e studentëve. Të angazhuar në punë individuale e grupore, ata treguan aftësi krijuese profesionale dhe ndjenjë të punës ekipore.

Ndërsa, mysafirë gjatë këtyre prezantimeve të studentëve ishin edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë.

Angazhimin e pandëprerë të studentëve dhe punën e tyre e përkrahu edhe rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, i cili me këtë rast takoi dhe bahskëbisedoi më studentët për planet e ardhshme.

Share: