Studentja e Kolegjit AAB shpallet tenistja më e mirë e vitit 2023 në Kosovë

20 Dhjetor 2023
The AAB College student is declared the best tennis player of 2023 in Kosovo

Të panumërta janë sukseset që studentët e Kolegjit AAB nga fakultete të ndryshme korrin në aspektin profesional. Një të tillë ka shënuar edhe studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Forta Morina, duke u zgjedhur tenistja më e mirë në Kosovë për vitin 2023.
Forta arriti këtë sukses vetëm pak kohë pasi u shpall kampione në garat “Masters 2023”, në kategorinë “Adults”, të cilat u zhvilluan në datat 24-26 nëntor 2023.
Në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2023” të organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, Forta Morina u shpall tenistja më e mirë për vitin 2023, duke u nderuar me mirënjohje.
Kolegji AAB përkrah vazhdimisht studentët duke motivuar ata që të shënojnë rekorde njësoj sikurse Forta, për të përmbushur dhe vulosur rrugëtimin që kemi nisur bashkë.

Share: