Fatime Berisha

Administratë Publike

Fatime Berisha: AAB më ka ndihmuar në zhvillimin e karrierës time

Fatime Berisha, studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Administratës Publike në AAB,  ndërsa  tani është në përfundim të studimeve master po në të njëjtin fakultet. Aktualisht punon në  Ministrinë e Administratës Publike, ku mban pozitën Administratore e Ndërtesave të Qeveris së Republikës së Kosovës.

Znj. Berisha për revistën “AAB Alumni” ka thënë: “Dëshira për t’i ngritur pikëpamjet profesionale dhe shkencore është arsyeja kryesore që unë vendosa t’i ndjek studimet në AAB. Studimet e përfunduara në  AAB më ka ndihmuar në zhvillimin e karrierës time”.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19