Thirrje për aplikime: EU SHKOLLA DIMËRORE 2020 (03-06 shkurt 2020)

15 Janar 2020

European Young Cell Alumni Kosovo, në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme (Round XI-XII), fton të gjithë studentët e interesuar të vitit të 2, 3 dhe 4 të nivelit bachelor apo studentët e nivelit master të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollën Dimërore të BE-së.

Këtë vit, EUWS 2020 do të përqëndrohet në dy rryma kryesore:

Ligjërues do të jenë profesorë nga KU Leuven, Universiteti i Tilburgut, Universiteti i Aix-Marseille III, Universiteti i Prishtinës (UP), si dhe Alumni Young Cell, të cilët kanë përfunduar studimet master në universitetet prestigjioze të BE-së.

Programi i EUWS 2020 do të ketë 12 ligjërata për 3 ditë, ndërsa në ditën e katërt do të ketë një debat, i cili do t’ u ofrojë studentëve mundësinë për të diskutuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë dhe për sfidat dhe rreziqet kryesore të tij.

Çdo student që me sukses ka marrë pjesë në EUWS 2020 do të marrë një certifikatë të pjesëmarrjes.

 

KUSH MUND TË APLIKOJË?

 Aplikantët duhet të jenë studentë në vitin 2, 3 ose 4 të studimeve të tyre në shkallen baçelor ose studentë të shkallës master në Kosovë;

 Mundësisht, fusha e tyre e studimit duhet të ketë lidhje me politikën mjedisore, ndryshimin e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm, marrëdhëniet ndërkombëtare, ligjin. Aplikantët e tjerë inkurajohen të aplikojnë nëse kanë njohuri përkatëse dhe / ose interes të veçantë në fushat e lartpërmendura;

 Kërkohet të paktën niveli i komunikimit B1 ose B2 në anglisht (në të folur dhe të dëgjuar);

 Pjesëmarrja në projekte, OJQ dhe programe në lidhje me fushat e mësipërme konsiderohet një vlerë e shtuar.

KU?

Shkolla Dimërore Evropiane 2020  zhvillohet në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Amfiteatri i Ri (kati përdhesë), Fakulteti Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike.

KUR?

Shkolla Dimërore Evropiane 2020  do të mbahet nga 3 deri më 6 shkurt 2020.

Kurset zhvillohen nga 3 – 5 shkurt, në dy seanca: nga ora  09:30 – 13: 00 dhe nga ora 14:00 – 17:00. Më 6 shkurt do të ketë një debat përfundimtar nga ora 10:30 – 12:00 dhe pas kësaj do të organizohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit. 

SA ËSHTË ÇMIMI?

Pagesa e pjesëmarrjes, materialet shkollore në Shkollën Dimërore Evropiane 2020, pijet dhe ushqimet, të gjitha mbulohen nga organizatorët.

SI TË APLIKONI?

Që kërkesa juaj të merret në konsideratë, duhet të:

 Plotësoni formularin e aplikimit, të cilin e gjeni këtu.

 Dorëzoni CV-në tuaj;

 Dorëzoni një letër motivuese në gjuhën angleze pse doni të merrni pjesë në EUWS 2020 (200 fjalë maksimumi);

 Dorëzoni një dëshmi të statusit të studentit (një kopje e skanuar e transkriptit të notave, konfirmimi i regjistrimit ose ndonjë dokument relevant);

 Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen përmes postës elektronike në emailin: [email protected]

 Afati i fundit për aplikim është data: 23 janar 2019, ora 17:00.

Më shumë hollësi, në dokumentet e bashkëngjitura:

Koncepti i EUWS2020

Thirrja

Formulari

Agjenda

 

Share: