Thirrje për studentët e Kolegjit AAB për shkëmbim përmes ERASMUS+ në Universitetin SWPS në Varshavë

1 Mars 2024
Call for AAB College students for exchange through ERASMUS+ at SWPS University in Warsaw

Universiteti SWPS në Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ fton studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në thirrje për nominime për dy semestra: semestrin dimëror dhe veror për vitin akademik 2024/2025.

Të drejtë aplikimi kanë studentët nga niveli BA semestri 2-5, dhe niveli MA semestri 1-3. Studentët përzgjidhen vetëm për njërin semestër dhe numri i studentëve të përzgjedhur do të jetë 6 për dy semestrat.

Afati për aplikim vlen deri me datën 30 mars 2024. Studentët e interesuar duhet së pari të aplikojnë përmes formës së mëposhtme: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdoUyDi7gYryStzI6JMpLV49IPnfXyWGXxJnlua4_NFXiFqbQ/viewform

MË SHUMË INFORMATA DHE DETAJE TË RËNDËSISHME RRETH THIRRJES:

Pas aplikimit studentët e përzgjedhur e dërgojnë nominimin me email në:  [email protected], dhe duhet të përfshijnë informacionin e mëposhtëm:

Studentët, nominimet e të cilëve janë pranuar do të marrin një email me të gjitha informacionet pas periudhës së nominimit, në muajin maj 2024.  Aplikimet e tyre do grumbullohen deri në fund të qershorit. Ju lutemi kini parasysh se paraqitja e një nominimi për kurset e psikologjisë nuk garanton pranimin e kandidatit pasi numri i vendeve është i kufizuar. Informacione shtesë do t’iu ofrohen kandidatëve në fillim të majit.

Informatë e rëndësishme: BA në Psikologji tani ofrohet në dy kampuse të ndryshme: Wrocław dhe Varshavë (Warszawa). Gjatë nominimit, ju lutemi specifikoni se cilin kampus preferon studenti. Nëse nuk ka preferencë, studentët do të caktohen në kampus në bazë të disponueshmërisë së vendeve.

Programet dhe kurset që ofrohen për studentët e shkëmbimit në vitin akademik vijues:

Bachelor:

  1. Psikologji (Wrocław dhe Varshavë)
  2. Studime Angleze, Bachelor (Varshavë)
  3. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)
  4. Dizajn (School of Form, Varshavë)
  5. Dizajn Grafik (Wrocław) – kurs i ri në anglisht duke filluar nga 2024/25

Master:

  1. Psikologji klinike (Varshavë)
  2. Psikologjia e Organizimit dhe Teknologjisë (Varshavë)
  3. Studime Angleze (Varshavë)
  4. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)

Share: