Tre studentë të AAB-së, semestrin veror 2015/16 do ta vijojnë në Poloni, falë projektit Erasmus + Mobility

5 Janar 2016

Donika Blaku, Besart Vishesella dhe Blina Zhubi, të cilët janë duke i vijuar studimet në Kolegjin AAB, për këtë vit të i ri akademik, me bursë të plotë do t’i vazhdojnë studimet universitare për semestrin veror 2015/16, në Universitetin e  Lodzit në Poloni.

Me një fjalë nga ky vit i ri akademik Kolegji AAB është përfitues i projektit “Erasmus+ International CreditMobility ”, projekt që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë.  

Ky mobiliet për vazhdimin e studimeve në universitetin në fjalë  është arritur në saje të marrëveshjes së bashkëpunimit ndëruniversitar AAB dhe Universiteti i Lodzit, në kuadër të implementimit të projektit të fituar për fonde të Komisionit Evropian “Creditmobility” në fushën e mobilitetit të personelit dhe të studentëve.

Marrëveshja në fjalë, përveç shkëmbimit të studentëve , parasheh edhe shkëmbimin e stafit akademik si dhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

Universiteti i Lodz me seli në Poloni, është universitet publik, dhe ndër universitet më të mëdha në vend, me bashkëpunim intensiv ndërkombëtar me më se 400 partnerë në përmasa botërore, dhe është anëtar aktiv në projekte të Komisionit Evropian dhe më gjerë.

Share: