Tringa Leka, fituese e “Gara për esenë më të mirë”

20 Janar 2018

Fakulteti i Psikologjisë ditë më parë ka organizuar garën për “Esenë më të mirë”. Në bazë të komisionit vlerësues, studentja Tringa Leka ka fituar këtë garë.

Eseja e saj është përqëndruar në temën “Rishikimi i evidencës shkencore mbi transferimin e traumave nëpër gjenerata”. Të gjithë studentët që kanë aplikuar me ese-në e tyre në këtë kompeticion kanë marrë përgjigje nga prof. Shpend Voca në lidhje me anët pozitive dhe negative të punimit të tyre.

Në përgjigje janë përfshirë edhe komentet e komisionit vlerësues. Qëllimi i aktivitetit ishte që studentët të analizojnë me hollësisht një temë të caktuar nga fusha e Psikologjisë dhe të përforcojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit.

Share: