U themelua Këshilli për Ndihmë Juridike dhe Këshilla falas në AAB

10 Janar 2022

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit Juridik i Kolegjit AAB, ka themeluar Këshillin për ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike falas me qëllim për t’i shërbyer nevojave të komunitetit. Këshillat juridike do të ofrohen nga fusha civile, penale dhe kushtetuese administrative dhe do të jenë në interest të personave të cilët pretendojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre në sektorin publik, privat si dhe për realizimin e të drejtave tjera të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe ligje vendore. Shërbimet e këshillave juridike nga ky këshill do të kryhen në formën online dhe me prezencë fizike.

Udhëheqës i këtij Këshilli është caktuar Prof. Ass. Dr. Besard Belegu, të interesuarit mund të drejtohen përmes emailit: [email protected]

Share: