Vizitë e studentëve të Shkencave Sociale në Qendrën Handikos në Gjakovë

Studentët e vitit të parë të Kolegjit AAB, Fakulteti i Shkencave Sociale, programi – Përkujdesja dhe Mirëqenia e Femijëve së bashku me mësimdhënësen Violeta Buza vizituan Qendrën Hendikos në Gjakovë.

Për punën rreth qendrës dhe aktivitetet që realizohen me fëmijë dhe të rritur studentët i njoftuan z.Arbër Xharra dhe znj.Ilirjana Luzha.

Qendra Hendikos ofron shërbime rehabilituese për persona me vështirësi fizike, sociale, si dhe persona me dëmtime të shumëfishta. Personave në nevojë kjo qendër u ofron shërbime individuale dy herë në javë, ndërsa një herë në javë u ofrohen shërbime në grupe me qëllim të socializimit dhe zhvillimit të mirëfilltë të tyre. Aplikohen plani Portixh dhe Heart që u shërbejnë zhvillimit të fëmijëve dhe i ndihmojë të mësojnë, ushtrojnë dhe argëtohen  përmes artit, muzikës, etj..

Studentët vizituam ambientet ku zhvillohen aktivitetet e përditshme në këtë qendër dhe mësuan hollësisht për punën që bëhet aty.

INSTITUTI AAB
APLIKO