Komunikim Masiv

Misioni i Fakultetit tё Komunikimit Masiv është të veprojë si një qendër e suksesshme dhe produktive e ekselencës akademike, kërkimore dhe profesionale në fushën e medias dhe komunikimit, për të përgatitur gazetarë profesionistë, operatorë mediatikë dhe ekspertë të komunikimit publik, të cilët kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të një shoqërie demokratike.

Për të arritur këtë mision, Fakulteti i Komunikimit Masiv ka zhvilluar objektivat strategjike në vijim, të cilat burojnë nga deklarata e misionit:

Qëllimi kryesor i Fakultetit ё Komunikimit Masiv është të përgatisë gazetarë dhe operatorë mediatikë me njohuri dhe aftësi të avancuara, si dhe ekspertë të komunikimit publik me njohuri dhe aftësi specifike, të cilët, duke hyrë në tregun e punës, do të kontribuojnë çdo ditë në përmirësimin e shoqërisë. Kuptimi kritik i teorive kryesore të komunikimit dhe modeleve pozitive të praktikës gazetareske, si dhe zotërimi i teknologjive të prodhimit mediatik, përbëjnë pjesë të avancuara të programeve që ofron Fakulteti i Komunikimit Masiv në profilet e gazetarisë, komunikimit dhe prodhimit mediatik.

Zgjedh Drejtimin Tënd

Drejtimet AAB

Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) është njësi akademike brenda Kolegjit AAB që ofron programe studimi të nivelit bachelor (BA) dhe nivelit master (MA), përkatësisht të nivelit 6 dhe nivelit 7 sipas KKK. Në nivelin BA, FKM ofron një program studimi: 1). Komunikim Masiv- Gazetari, me kohëzgjatje 3-vjeçare dhe 180 ECTS, të nivelit 6 të KKK/KEK. Në nivelin MA, ofrohet programi i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë me kohëzgjatje dyvjeçare, me 120 ECTS, i nivelit 7 sipas KKK/KEK