Dr. Ismail Nizam nga International University Malaya mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

30 Dhjetor 2021

Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit Ekonomik për të sjell profesorë ndërkombëtarë të cilët do të ndajnë me studentët tanë përvojat, eksperiencat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që lidhen me dukuritë ekonomike, së fundi ligjërata speciale kishte për tematikë “Digjitalizimi dhe bankat” me Dr. Ismail Nizam, Senior Lecturer, International University Malaya – Wales.

Gjatë kësaj ligjërate studentët e drejtimit Banka, Financa dhe Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë patën rastin të dëgjojnë se çfarë ndikimi ka dhe do të ketë digjitalizimi në shërbimet bankare në botë. Ndër të tjera ai potencoi benefitet kryesore të digjitalizimit si lehtësia për tu dhënë shërbimet nga ana e bankave, raporte më të mira financiare dhe marrëdhënie më të mira me klientë.

Në fund të diskutimit përmes pyetjeve nga studentët e pranishëm, prof. Nizam dëshmoj përmes disa punimeve empirike që digjitalizimi i shërbimeve bankare në kohën e pandemisë, ishte shpëtimtarë i një krize më të thellë financiare.

Share: