Shkenca Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore angazhohet në përgatitjen dhe ngritjen e profesionistëve shëndetësor të cilët do të kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Ky fakultet angazhohet për të ofruar një përvojë të pasur edukative dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi dhe njohuri që do t’i përdorin ato për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të përmbushur qëllimet e tyre profesionale dhe personale në fushën e shëndetit.

Dekanati

Idriz Sopjani

Dekan

Idriz Sopjani u lind në Prishtinë më 1983. Karrierën e tij profesionale dhe akademike e ka të zhvilluar në fushën e infermierisë. Në vitin 2006 diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 2010 diplomoi në studimet Master në shkenca shëndetësore dhe infermierore në Universiteti Martin- Luther, Halle-Wittenberg të Fakultetit të Mjekësisë në Gjermani.

Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Institutit të  Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore në Universitetin Martin- Luther, Halle-Wittenberg në Gjermani, me temë “Vlerësimi i implementimit të fushatës globale të OBSH-së “SHPËTONI JETË: Pastroni Duart tuaja” në spitalet e Kosovës me vlerësim pre dhe post.

Në vitin 2009 është certifikuar nga EBM Detusche Netzwerk me titullin trajnues për “Evidence-based Practice” në infermieri. Nga viti 2015 është anëtar i Bordit Etik në Odën e Infermierëve të Kosovës.

Në vitin 2016 ka realizuar trajnimin e akredituar nga Ministria e Shëndetësisë për edukimin e vazhdueshëm profesional të infermierëve me temë “Parandalimi i infeksioneve intraspitalore”. Në vitin 2012 ka botuar librin “Ndërgjegjësimi i infermierëve dhe mamive në fushën e kërkimit shkencor” manual dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe udhërrëfyesin e OBSH-së për sigurinë e pacientit në vitin 2015 “Udhërrëfyesit e OBSH-së për Higjienën e Duarve në Kujdesin Shëndetësor“.

Në uebfaqen e Asociacionit Ndërkombëtar të Infermierëve ka publikuar dy punime: “Kujdes efektiv, Kosto efektive” dhe “Përmirësimi i reziliencës së sistemeve shëndetësore”.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe ka njohuri bazë të gjuhës serbo-kroate.

 

Ligjëron lëndën:

Edukimi dhe promovimi shëndetësor

CV

Edona Gara

Koordinatore për Mësim

CV

Edona Shala

Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë

CV