Stomatologji

Fakulteti i Stomatologjisë në Kolegjin AAB është themeluar në vitin 2016 dhe gjatë tetë viteve të fundit ka realizuar objektivat e tij strategjike dhe afatmesme duke ofruar një nga programet më atraktive të stomatologjisë në Kosovë. Ai ka arritur rezultate të rëndësishme, përfshirë gjeneratën e parë të të diplomuarve, përmirësimin e infrastrukturës dhe rekrutimin e stafit akademik shumë të kualifikuar, ekspertiza dhe metodat inovative të të cilëve kanë ngritur standardet akademike të fakultetit.

Në përputhje me misionin e përgjithshëm të AAB-së, Fakulteti i Stomatologjisë synon të përgatisë dentistë shumë të aftë, të kualifikuar në praktikën teorike dhe klinike, të cilët do të ofrojnë shërbime të shkëlqyera shëndetësore dhe të cilët kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë.

Misioni i Fakultetit të Stomatologjisë është të synojë përsosmërinë në mësimdhënie dhe të nxënë në fushën e stomatologjisë, duke ofruar përvoja inovative dhe të bazuara në dëshmi në mësimdhënie teorike dhe praktike; të angazhohet në projekte kërkimore bazike dhe klinike dhe të gjenerojë njohuri të reja në të gjitha disiplinat e stomatologjisë për të ofruar shërbimet më të mira për komunitetin dhe për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Stafi akademik