Misioni i Qendrës së Karrierës
Misioni i Qendrës së Karrierës në Kolegjin AAB është që të mbështesë dhe të inkurajojë studentët e të diplomuarit që të përgatiten për zhvillimin e vazhdueshëm të karrierës së tyre, duke u mundësuar zhvillimin e shkathtësive, aftësive, potencialeve dhe vlerave personale që ata të jenë sa më afër tregut të punës.
Qëllimet e Qendrës së Karrierës janë:
- Informimi, orientimi dhe këshillimi i studentëve dhe të diplomuarve rreth zhvillimit dhe planifikimit të karrierës;
- Zhvillimi i shkathtësive, aftësive dhe potencialeve të studentëve që të jenë më afër tregut të punës;
- Përgatitja e studentëve për punësim dhe edukimi i vazhdueshëm, duke mundësuar pjesëmarrje në punë praktike;
- Ofrimi i mundësive për monitorim dhe mentorim të studentëve gjatë punës praktike;
- Zhvilllimi i rrjeteve të kontakteve me punëdhënësit për praktikat e studentëve dhe mundësitë e ardhshme të punësimit duke zhvilluar marrëdhënie efektive afatgjata me punëdhënësit;
- Ofrimi i ndihmës për studentët për rritjen e mundësive të të mësuarit eksplorues.
- Organizimi i punëtorive, seminareve, vebinareve, tryezave të ruumbullakëta, konferencave, me qëllim që studentët ta kuptojnë më mirë tregun e punës dhe t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshme për organizimin dhe planifikimin e suksesshëm të karrierës së tyre profesionale;
- Ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara për informim, orientim, edukim, këshillim dhe zhvillim në karrierës;
- Bashkëpunimi me njësitë akademike brenda Kolegjit AAB, për ofrimin e mundësive të zhvillimit të karrierës së studentëve;
- Bashkëpunimi me akterët të jashtëm për zhvillimin profesional të studentëve dhe fuqizimin e zhvillimit të karrierës së tyre;
- Vendosja e strategjive inovative rreth zhvillimit të karrierës të studentëve;
- Zhvillimi i burimeve relevante për t’i informuar studentët rreth mundësive të hulumtimit profesional dhe inovacionit;
- Organizimi i aktiviteteve promovuese që ndërlidhen me karrierë.