Si të regjistrohem
Regjistrimi në studimet e nivelit bachelor:
Secili person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka kaluar testin e maturës mund të jetë kandidat potencial për regjistrim në Kolegjin AAB.
Kandidati duhet të sjellë këto dokumente:
- Diploma dhe Dëftesat e Shkollës së Mesme;
- Certifikata e Testit të Maturës;
- Certifikatën e Lindjes
- Kopja e Letërnjoftimit
Regjistrimi në studimet e nivelit master:
Në një program të studimeve master mund të regjistrohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet themelore bachelor nga drejtimi (profili) i njejtë si dhe të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kushtet plotësuese për regjistrim të studimeve në profilin përkatës, si në vijim:
- studentët që kanë përfunduar studimet themelore nga fusha e njëjtë e studimit sipas sistemit 4 vjeçar (240 ECTS), për ta fituar graden Master, duhet të akumulojnë së paku edhe 60 ECTS nga programi i profilit të njëjtë;
- studentët që kanë mbaruar studimet në programe të ndryshme nga profili për të cilin konkurrojnë mund të regjistrohen në studime master mirëpo paraprakisht obligohen t’ i japin provimet themelore të atij programi të përzgjedhura nga niveli Bachelor. Kjo kategori e provimeve njihet si “Provimet Diferenciale”;
- studentët që kanë përfunduar studimet themelore dhe kanë arritur 180 ECTS respektivisht 240 ECTS në një program studimi i cili përputhet më shumë se 50% me programin themelor të studimeve, obligohen të ndjekin programin vijues të studimeve Master dhe këta studentë lirohen nga dhënia e provimeve plotesuese (diferenciale).
Ofertat e AAB-së
Si asnjë institucion tjetër në vend Kolegji AAB ofron:
- Ofertë prej 10% zbritje për të gjithë kandidatët të cilët kanë të gjitha notat pesë (5) gjatë shkollimit të mesëm.
- Ofertë familjare prej 10% për të gjithë kandidatët që vijnë nga e njëjta familje.
- Bursa motivuese për të gjithë kandidatët të cilët arrijnë notë mesatare të studimeve mbi 9.5.
Varësisht nga kostoja e shkollimit në fakultetet e Kolegjit AAB, studentët kanë këto lehtësira:
- Pagesë mujore
- Pagesë në gjashtë këste
- Pagesë në katër këste
- Pagesë në dy këste
Kolegji AAB ka krijuar edhe rrethana të tjera lehtësuese për studentët e vet përmes marrëveshjeve me institucione të ndryshme bankare, ku studentët mund të tërheqin kredi për pagesën e kostos së shkollimit.