Donika Loci

Arte

Njihuni me Donika Locin, studenten e AAB-së dhe disenjatoren me një stil unik

Donika Loci është studente e vitit të dytë në drejtimin e Dizajnit të Modës në Kolegjin AAB. Ajo edhe pse është vetëm 19 vjeçare ka arritur suksese të dëshmuara në profesionin që ka zgjedhur.

Donika tregon se të krijosh diçka të bukur dhe të veçantë në studime, duhet t’i kesh kushtet e nevojshme brenda vendit ku punon. Ajo për këtë fakt falënderon Kolegjin AAB që ia mundëson këto kushte me standarde evropiane.

“Gjithmonë them se një student i dizajnit të modës duhet të ketë hapësirë dhe të punojë me gjëra sa më kreative. Mendoj se kjo është edhe çelësi i suksesit. E për këtë falënderoj Kolegjin AAB që na mundëson të punojmë në kushte të jashtëzakonshme”, tha Donika.

Ajo mes tjerash thotë se studimet në AAB i kanë ndihmuar të krijojë stilin e saj unik dhe origjinal. Ajo me këtë rast falënderon mentoret e saja Krenare Rugova e Flutura Dedinja, që sipas saj janë stilistet që bëjnë thirrje për stil, ide dhe kreativitet.

Donika, koleksionin e saj të parë e ka realizuar qysh në moshën 16 vjeçare, atëherë kur edhe e ka hapur atelienë e saj private. ndërsa sot është e kërkuar edhe nga shumë artistë të vendit tonë. 

Share: