Thirrje për aplikim në programin e bursave post-doktorale

9 Dhjetor 2020

Universiteti i Lubjanës njofton për fillimin programit, MSCA COFUND “EUTOPIA SCIENCE AND INNOVATION FELLOWSHIP PROGRAM” (EUTOPIA-SIF), mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe institucionet partnere të Aleancës Universitare EUTOPIA (Universiteti Vrije Brussel, CY Cergy Universiteti i Parisit, Universiteti i Gothenburgut, Universiteti i Lubjanës, Universiteti Pompeu Fabra dhe Universiteti i Warwick). Programi EUTOPIA-SIF koordinohet nga CY Cergy Paris Université.

EUTOPIA-SIF do të bashkëfinancojë 76 bursa post-doktorate gjatë 4 viteve, përmes programit kërkimor dhe inovacionit të Bashkimit Evropian Horizon 2020, për një buxhet të përgjithshëm prej 10,2 milion €, nga të cilat 5,6 milion € financohen nga Bashkimi Evropian dhe 4,6 milion € nga universitetet partnere. Universiteti i Lubjanës do të rekrutojë 8 kandidat për 4 vjet, rreth 2 për thirrje.

Më 19 tetor filloi thirrja e parë për aplikim për rekrutimin e grupit të parë për 20 post-doktoranta nga universitetet e EUTOPIA. Afati i fundit për aplikim është 11 Janar 2021, ora 13:00. Kandidatët e suksesshëm do të fillojnë në Shtatorin e vitit 2021.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të thirrjes: EUTOPIA-SIF https://eutopia-university.eu/2020/09/24/eutopia-sif/ .

Nëse jeni të interesuar të aplikoni në thirrjen me Universitetin e Lubjanës si një institucion pritës, mund të kontaktoni menaxherin lokal të programit Rebeka Lesjak përmes postës elektronike: [email protected]

Share: