Thirrje për publikime / Revista Shkencore “Thesis”

10 Shtator 2018

Të nderuar kolegë dhe kërkues shkencorë,

Ju informojmë se Redaksia e revistës shkencore Thesis, me ISSN, Bord e recension ndërkombëtar dhe që botohet në anglisht e shqip, ka filluar përgatitjet për botimin e numrit te ri, Dhjetor, 2018. 

Të interesuarit për të botuar në këtë numër të revistës shkencore të AAB-së, mund të dërgojnë abstraktin deri më 30 shtator 2018, ose të dërgojnë direkt punimin deri më 15 tetor 2018. 

Data të rëndësishme

Pranimi i abstrakteve: deri më 30 shtator 2018;

Përgjigje për miratimin e abstrakteve: deri më 4 tetor 2018;

Dorëzimi i plotë i punimeve shqip e anglisht: deri më 15 tetor 2018.

Gjatësia abstraktit: 100-150 fjalë.

Struktura

Teksti duhet të strukturohet përgjithësisht si më poshtë:

Faqja e parë duhet të përmbajë titullin; emri dhe mbiemri i autorit, (titulli, përkatësia), Email.

Abstrakt; Fjalë kyç: 5

Hyrje

Nëntituj…

Përfundim

Referencat.

Shtojcë (nëse ka)

Për revistën
Thesis është një revistë ndërkombëtare ndërdisiplinore që boton kërkime origjinale, me recension të dyfishtë anonim. Gjatësia e punimit është 4000-7000 fjalë, përfshirë referencat e shtojcën. Revista përdor APA Style (6).

Thesis nuk ka tarifa që e ngarkojnë autorin për paraqitjen ose botimin e artikujve.

Email: [email protected]   [email protected] 
Më gjerësisht: https://aab-edu.net/en/research/scientific-review-thesis/#redaksia

 

Share: