TRANSFERO STUDIMET NË AAB DHE SUKSESI DO TË JETË UDHËRREFYESI JUAJ

17 Janar 2022

Transferimi i studimeve bazohet në parimet e Kartës së Bolonjës dhe mundëson transferimin e studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike.

Përmes transferimit të studimeve në Kolegjin AAB, studentëve të interesuar do t’u njihen kreditë e fituara përmes vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve nga komisionet përkatëse të fakulteteve.

Procesi i transferimit të studimeve është i thjeshtë dhe përbëhet nga vetëm tre hapa:

•             hapi i parë është paraqitja e kërkesës për transferim nga kandidati;

•             hapi i dytë është vlerësimi dhe njohja e lëndëve e kredive, nga Komisioni përkatës i fakultetit;

•             hapi i tretë është regjistrimi i studimeve.

Kolegji AAB tash e sa vite ka krijuar departamentin e veçantë për transferimin e studimeve, ku me një profesionalizëm të lartë stafi i këtij departamenti u përgjigjet në afat rekord të gjitha kërkesave të studentëve.

Afati i transferimit të studimeve në semestrin veror mbetet i hapur deri më 28 shkurt 2022, andaj juve ju mbetet që të paraqiteni dhe të informoheni më saktë për mundësitë e transferimit tuaj.

Për më shumë:

Apliko Tani

Apo na kontaktoni direkt në:
email: [email protected]
tel.& viber: +383 48 999 145

Share: