Zv. Rektorja e Universitetit të Ghentit në Belgjikë viziton Kolegjin AAB

31 Mars 2022

Prof. dr. Mieke Van Herreweghe, zv. Rektore në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, për herë të parë gjendet në Kosovë dhe veçanërisht ishte për vizitë në Kolegjin AAB. Universiteti i Gentit është institucion botëror për kërkim dhe hulumtim ndërsa për studentët e Kolegjit AAB, Prof. dr. Van Herreweghe mbajti një ligjëratë të veçantë për studimet në gjuhën e shenjave në Evropë.

Studentët e AAB patën mundësinë të kuptojnë mekanizmat komunikues të gjuhës së shenjave dhe mënyrat se si studiuesit në Evropë i kanë shqyrtuar strukturat gjuhësore të gjuhës së shenjave. Dr. Uranela Demaj, Prorektore për Shkencë dhe Kërkime në Kolegjin AAB, theksoi se tema e gjuhës së shenjave në Kosovë ende nuk është studiuar thellësisht nga këndvështrimi akademik. Prandaj, ligjërata ofroi një bazë për studentët e Kolegjit AAB që të hulumtojnë tutje këtë temë dhe të kryejnë një projekt kërkimor mbi gjuhën e shenjave në Kosovë.

Share: