FAQ – Pyetje të shpeshta

  • E Hënë – e Premte 8:40 – 18:00
  • E Shtunë – 8:40 – 16:40
  • E Diell – Mbyllur

Ushqimi është i ndaluar në bibliotekë, megjithatë përdoruesit e bibliotekës mund të marrinë ushqim i cili kushtimisht nuk e dëmton bibliotekën / respektivisht librat, inventarin.

Kati i dytë i bibliotekës është hapësirë e dizajnuar për këtë qellim. Ndërsa në katin e parë të Bibliotekës Qendrore hapësira është e rezervuar për të lexuar në mënyrë individuale dhe është hapësirë e qetë për mësim.

Kati i dytë i bibliotekës duhet të rezervohet për kohë të caktuar me qëllim që t’i jepet mundësia jo vetëm një grupi që ta shfrytëzojë atë hapësirë, por edhe për grupe të tjera. Rezervimi është i obliguar për shkak që të kemi efektshmëri më të madhe për koordinimin e grupeve.

FAQ-Koleksionet, huazimet, gjobat

Gjithmonë bëni pyetje te personi përgjegjës në Bibliotekë? Ata do t’ ju ndihmojnë!

Studentët duhet të kenë ID ose Index për të huazuar libra nga Biblioteka.

Biblioteka Universitare AAB është e hapur për të gjithë studentët e Kolegjit AAB, për stafin e Universitetit, por edhe hulumtuesit e tjerë që nuk janë pjesë e Kolegjit AAB mund ta shfrytëzojnë Bibliotekën.

Përdoruesit mund të huazojnë libra deri në 10 ditë, nëse në bibliotekë janë më shumë se dy ekzemplarë të të njëjtit libër. Ndërsa, materialet referale, revistat, gazetat nuk iu jepen përdoruesve në huazim jashtë bibliotekës.

Ju duhet që të paraqiteni të zyrtari i qarkullimit personalisht për ta vazhduar librin. Nuk keni nevojë që ta sillni librin me vete. Gjithashtu ju mund ta vazhdoni kohëzgjatjen e mbajtjes së librit edhe përmes e-mailit [email protected]

Nëse ju e keni kaluar kohen e kthimit të materialit të huazuar, atëherë do të gjobiteni, si:
0.50 € për çdo ditë të vonuar
Do të limitoheni në të ardhmen për të huazuar materiale të tjera

Po, biblioteka pranon sugjerimet e juaja për zhvillim të koleksioneve. Studentët, stafi akademik, biblioteka janë pjesë shumë e rëndësishme për zhvillim të koleksioneve.

INSTITUTI AAB
APLIKO