AAB mori pjesë në takimin për qasjen dhe barazinë në studimet universitare, të anëtarëve të Magna Charta Observatory

25 Shkurt 2021

Kolegji AAB ishte pjesëmarrës i takimit virtual të mbajtur nga Magna Charta Observatory, që është organizimi më i madh universitar në botë, e ku AAB është anëtari i vetëm nga institucionet jopublike nga vendi ynë.

Në këtë takim me temë qasjen dhe barazinë në studime të nivelit të lartë gjatë kohës së pandemisë morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, staf akademik nga 60 vende anëtare morën pjesë në këtë ngjare.

Ky uebinar reflektoi në atë se çfarë kanë mësuar universitetet nga pandemia. U përfshinë gjetjet nga raporti i Sutton Trust – lidhur me qasjen në universitete, suksesin e studentëve dhe COVID-19 në kontekst global. U dhanë shembuj nga SHBA dhe India në lidhje me veprimet e ndërmarra nga universitetet për të rritur qasjen dhe barazinë, për të frymëzuar universitetet për të kërkuar mënyra për t’i korrigjuar pengesat e tanishme.

Dokumenti i fundit i Magna Charta-s i nxjerrë në vitin 2020 thekson se ‘Universitetet pranojnë që individët dhe komunitetet, shpesh për shkak të rrethanave të pabarabarta, kanë vështirësi të kenë qasje në arsimin e lartë ose kanë vështirësi të ndikojnë në mënyrat dhe çështjet e studimeve në nivel akademik.’ Sipas këtij dokumenti inkurajohet që ‘universitetet të gjejnë mënyra’ për ta korrigjuar këtë situatë. Në vitet e fundit, Dita Botërore e Qasjes në Arsimin e Lartë i ka prekur çështjet e qasjes dhe barazisë me synim që kjo të bëhet e mundur sa më shpejtë. Por më pas erdhi pandemia.

Uebnari përfundoi me propozimet se si një qasje e bazuar në vlera mund të çojë në një zgjidhje më efektive të sfidave aktuale.

Në këtë takim, Kolegjin AAB e përfaqësoi pro-rektorja për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof.Ass.Dr. Venera Llunji.

Share: