TË FINANCUARA NGA ERASMUS+
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për nominim për shkëmbim studentor për semestrin e vjeshtës 2026 në universitetin partner NLA University College në Norvegji.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e programeve:
Komunikim Masiv
Gjuhë Angleze
Administratë Publike
Ekonomik
Afati i fundit për aplikim: 25 Mars 2026
Pas nominimit nga Kolegji AAB, studentët do të marrin automatikisht një email me linkun për aplikim nga universiteti pritës.
Studentët e interesuar duhet të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB për informata dhe procedurën e aplikimit.
Për më shumë na shkruani në [email protected] dhe [email protected]
International Summer School – Algebra Bernays University, Kroaci (29 Qershor – 24 Korrik 2026)
Të nderuar studentë,
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për një mundësi të shkëlqyer akademike për të marrë pjesë në International Summer School të organizuar nga Algebra Bernays University, e cila do të mbahet nga 29 qershor deri më 24 korrik 2026 në Zagreb dhe Šibenik, Kroaci.
Programi u mundëson studentëve të përfitojnë një eksperiencë ndërkombëtare studimi duke kombinuar ligjërata akademike, punëtori praktike dhe aktivitete ndërkulturore.
Studentët mund të ndjekin një nga programet micro-credential në fushat:
Artificial Intelligence
Cyber Security
Creativity and Storytelling in Marketing
Game Design
Data-Driven Storytelling
Mobile Application Development
Studentët do të:
fitojnë 6 ECTS kredite
marrin certifikatë micro-credential
marrin pjesë në workshop-e praktike për krijimin e përmbajtjeve foto dhe video
zgjerojnë rrjetin e tyre akademik dhe profesional ndërkombëtar.
Të gjithë studentët e regjistruar në një program kryesor mund të ndjekin falas programin Croatian Language and Culture, duke fituar edhe 4 ECTS shtesë.
Informata të plota për programin: https://www.algebra.hr/sveuciliste/en/international-summer-school/
Për pyetje shtesë mund të kontaktoni:
[email protected]
Universiteti i Lille, Francë – Semestri Vjeshtor 2026/2027
Kolegji AAB fton studentët e interesuar të aplikojnë për shkëmbim studentor në Universitetin e Lille (Francë) për Semestrin Vjeshtor 2026/2027, në kuadër të programit Erasmus+.
Afati i fundit për aplikim: 6 Mars 2026
Kush mund të aplikojë?
Studentët e rregullt të Kolegjit AAB të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Administratës Publike që:
Kanë notë mesatare mbi 8.0
Kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze
Studentët e interesuar duhet të paraqiten në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare për informata shtesë dhe procedurat e tjera ose të dërgojnë email:
[email protected] dhe [email protected]
Mos e humbni mundësinë për të studiuar në Francë dhe për të përjetuar jetën akademike në një nga universitetet më prestigjioze evropiane!
Të dashur studentë,
Ju informojmë se është hapur procesi i nominimit për shkëmbim studentor në SWPS University Varshavë, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2026/2027.
Studentët mund të aplikojnë deri më 10 Mars 2026 për shkëmbim në një nga kampuset e mëposhtme të SWPS-së:
Warsaw
Kraków
Sopot
Wrocław
🎓 Programet në Gjuhën Angleze
Warsaw Campus
BA:
Dizajn
Shkenca Kompjuterike
Studime Angleze
Menaxhim dhe Lidership
Psikologji
Juridik (vetëm semestri vjeshtor)
MA:
Studime Angleze
Menaxhim dhe Lidership
Psikologji (Klinike / Biznesi)
Psikologjia e Mobilitetit Global, Përfshirjes dhe Diversitetit (Erasmus Mundus – vetëm semestri vjeshtor)
Wrocław Campus
BA:
Psikologji
Dizajn Grafik (vetëm semestri vjeshtor)
Kraków Campus
BA:
Psikologji
Sopot Campus
BA:
Psikologji
Informata të rëndësishme
Nominimi nuk garanton automatikisht pranimin (vendet janë të kufizuara).
Studentët duhet të nominohen vetëm në fushat e studimit të përcaktuara në marrëveshjen ndërinstitucionale.
Nëse plotësohen vendet në një kampus/program, studenti mund të ofrohet në kampus tjetër ose të vendoset në listë pritjeje.
Mundësi aplikimi për zgjatje të mobilitetit gjatë qëndrimit (nëse aprovohet).
Si të aplikoni?
Studentët e interesuar duhet të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare për procedurat e brendshme të përzgjedhjes dhe nominimit.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të përfituar përvojë ndërkombëtare, për të ndërtuar rrjet akademik dhe për të studiuar në një nga universitetet më të njohura private në Poloni.
Inkurajojmë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë brenda afatit në email adresat: [email protected] dhe [email protected]
1 Korrik – 30 Korrik 2026
Vilnius, Lituani
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare ju njofton për mundësinë e pjesëmarrjes në Lithuanian Language and Culture Summer Course 2026, e organizuar nga: SMK College of Applied Sciences
Ky program 30-ditor kombinon studime intensive të gjuhës lituaneze me punëtori, aktivitete kulturore, vizita studimore dhe eksplorim të historisë dhe kulturës së Lituanisë.
Mbështetja financiare:
Bursë prej 962 EUR për pjesëmarrësit e përzgjedhur
Tarifa e studimit mbulohet plotësisht nga Republika e Lituanisë
Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzime të tjera personale mbulohen nga vetë pjesëmarrësi
Kush mund të aplikojë:
• Studentë Bachelor, Master dhe PhD
• Ligjërues dhe hulumtues shkencorë
Afati i aplikimit: 18 Mars 2026
Informacion dhe aplikim:
https://smk.lt/en/naujienos/lithuanian-language-and-culture-course-2026/
Për koordinim dhe informata shtesë:
[email protected]
[email protected]
Ju inkurajojmë të ndani këtë mundësi me studentët dhe kolegët tuaj të interesuar.
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare ju njofton për të dytën herë hapjen e thirrjes në kuadër të programit Erasmus+ për 3 studentë të Kolegjit AAB për shkëmbim studimor në semestrin pranveror në: Newton University, Çeki.
Thirrja vlen për studentët e Fakultetit Ekonomik të të gjitha programeve dhe viteve.
Dokumentet për aplikim:
• Letër motivuese në anglisht
• Certifikata e notave
• Kopje e pasaportës
Afati i fundit për aplikim: 25 Mars 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në:
[email protected] dhe [email protected]
Ky shkëmbim paraqet një mundësi të shkëlqyer për: përvojë akademike ndërkombëtare, zhvillim personal dhe professional, zgjerim të rrjetit ndërkombëtar, përmirësim të aftësive gjuhësore dhe përvojë të paharrueshme studentore.
Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të përfitoni nga kjo mundësi!
Global Work ofron mundësi unike për studentët që të përjetojnë një verë të paharrueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit prestigjioz Summer Work and Travel 2026.
Ky program u dedikohet studentëve që dëshirojnë të kombinojnë punën, udhëtimin dhe përvojën kulturore.
Përmes këtij programi studentët do kenë mundësinë të:
Jetojnë dhe punojnë në SHBA
Të fitojnë përvojë ndërkombëtare pune
Përmirësojnë njohuritë e gjuhës angleze
Njohin kultura të reja dhe krijojnë miqësi nga gjithë bota
Udhëtojnë dhe eksplorojnë qytete të ndryshme amerikane
Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në një nga programet më të kërkuara për studentë!
Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin: RSVP – Google Forms
Për më shumë informata kontaktoni në +383 49 238 047
Mos e humbni këtë mundësi unike për ta kthyer verën tuaj në një eksperiencë globale!
Kolegji AAB njofton studentët se është hapur thirrja për regjistrime në Universitetin Istanbul Aydın në programin “Delightful Winter School 2026”.
Programi ofron një eksperiencë dyjavore në Antalya dhe Istanbul, ku studentët mund të zgjedhin mes 5 kurseve të “Blended Mobility”, duke fituar deri në 6 ECTS.
Përfitimet kryesore
50 orë kurs + komponent online me ECTS
Materialet e kursit
14 netë akomodim
6 netë all-inclusive në Antalya
8 netë bed & breakfast në Stamboll
Transferet nga aeroporti
2 ture një-ditore (Bosphorus Boat & Historical Peninsula)
Hyrje falas në muze
Certifikatë + Transkript
Paketë suveniresh (Bag, Hoodie, Notebook)
Tarifat & Afatet
Early Bird: 1290€ (deri më 1 nëntor 2025)
Regjistrimi i rregullt: 1390€ (deri më 26 dhjetor 2025)
Linku për aplikim: https://delightful.istanbul/about-the-program-winter/
2. Delightful Cappadocia 2026 – Spring School
Programi pranveror në Cappadocia, një ndër destinacionet më mahnitëse në botë, do të zhvillohet në Perissia në Ürgüp. Studentët do të ndjekin kursin Digital Marketing – Blended Mobility, 3 ECTS, nga data 11-18 prill 2026.
Përfitimet kryesore
25 orë kurs + pjesë online me ECTS
Materialet e kursit
7 netë akomodim full-board
Transferet nga aeroporti
1 tur një-ditor (Göreme Open Air Museum & Rose Valley)
Hyrje falas në muze
Certifikatë + Transkript
Paketë suveniresh (Bag, Hoodie, Notebook)
Tarifat & Afatet
Early Bird: 990€ (deri më 1 nëntor 2025)
Regjistrimi i rregullt: 1090€ (deri më 27 mars 2026)
Linku për aplikim: https://delightful.istanbul/details-of-the-program-spring/
3. Delightful Istanbul 2026 – Summer School
Programi veror është më i madhi i të gjithë ciklit, me të paktën 10 kurse të ndryshme, pjesëmarrës nga 40 vende të botës dhe mundësi për të vizituar 80% të atraksioneve kryesore të Stambollit. Studentët do të shijojnë një përvojë akademike dhe kulturore dyjavore me akomodim, nga data 25 korrik deri me 8 gusht 2026.
Përfitimet kryesore
50 orë kurs + komponent online me ECTS
Materialet e kursit
14 netë akomodim bed & breakfast
Transferet nga aeroporti
2 ture një-ditore (Bosphorus Boat & Historical Peninsula)
Hyrje falas në muze
Certifikatë + Transkript
Paketë suveniresh (Bag, T-shirt, Notebook)
Tarifat & Afatet
Early Bird: 950€ (deri më 27 mars 2026)
Regjistrimi i rregullt: 1100€ (deri më 25 qershor 2026)
Të gjitha programet ofrojnë formulare aplikimi, postera digjitalë dhe asistencë në çdo hap të procesit.
Linku për aplikim: https://delightful.istanbul/about/
Kolegji AAB njofton studentët se është hapur thirrja për mobilitet Erasmus+ për një semestër studimesh në Powiślańska Academy of Applied Sciences – Poloni.
Kjo thirrje vlen për studentët nga Fakulteti Ekonomik (Biznes, Menaxhment, Ekonomi dhe fusha të ngjashme), Fakulteti i Infermierisë/Mami (fusha shëndetësore).
Studentët duhet të plotësojnë këto kritere:
Notë mesatare minimale 8.5
Njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze
Të kenë të përfunduar të paktën dy semestra akademikë
Përfitimet e studentëve pjesëmarrës:
Bursë Erasmus+
Njohje akademike e krediteve
Përvoja ndërkombëtare dhe zgjerim rrjeti
Mundësi për të eksploruar Poloninë
Grant mesatar mujor: 700 €
Si të aplikoni?
Aplikimet duhet të dorëzohen në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kolegjit AAB me email në:
📧 [email protected] ose: [email protected]
Pas përzgjedhjes së brendshme, zyrtarët tanë do të dërgojnë nominimet zyrtare te institucioni partner.
Afati i fundit për aplikim 4 Dhjetor.
Është hapur thirrja për shkëmbim studentor për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026, në İstanbul Nişantaşı University (Turqi).
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret akademike dhe gjuhësore të kërkuara për mobilitet studentor. Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2025.
Studentët e interesuar për aplikim duhet të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të AAB, përmes email’ave:
[email protected]
[email protected]
NEWTON University ka hapur mundësitë e reja të mobilitetit studentor për semestrin veror të ardhshëm, duke i ofruar studentëve të Kolegjit AAB një përvojë të vlefshme akademike dhe kulturore.
Dy studentë nga programi Menaxhment i Fakultetit Ekonomik që vijojnë aktualisht semestrin 2-5, mund të bëhen pjesë e studimeve në Pragë për semestrin veror.
Ky partneritet ndërmjet AAB dhe NEWTON University përforcon angazhimin e institucionit në ndërkombëtarizim, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe zgjerimin e mundësive të mobilitetit akademik për stafin dhe studentët.
Njëkohësisht, kjo iniciativë kontribuon në zhvillimin profesional të studentëve tanë, rritjen e kompetencave ndërkulturore dhe krijimin e rrjeteve të reja akademike në nivel evropian.
Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2025.
Aplikimet duhet të dorëzohen në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kolegjit AAB me email në:
📧 [email protected]
📧 [email protected]
A dëshiron të përjetosh një eksperiencë akademike dhe kulturore në Gjermani?
Kolegji AAB fton studentët e tij të aplikojnë për bursat Erasmus+ KA171, të
financuara nga Bashkimi Evropian, për të realizuar një shkëmbim studimi në
Universitetin e Shkencave të Aplikuara Schmalkalden (Schmalkalden University of
Applied Sciences) gjatë semestrit veror 2026.
Kohëzgjatja: 4.5 muaj
Mbështetje financiare: 850 deri në 900 € në muaj për shpenzime jetese
Grant udhëtimi për një vajtje-ardhje: 309 €
Angazhimet akademike
Kurset e përfunduara me sukses në Universitetin e Shkencave të Aplikuara
Schmalkalden do të njihen zyrtarisht në universitetin amë, duke siguruar vazhdimësi
të plotë akademike.
Kriteret e përgjithshme të pranueshmërisë
• Të jetë i regjistruar si student në Kolegjin AAB: Shkenca Kompjuterike
• Të demonstrojë performancë të mirë akademike
• Të ketë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze ose gjermane për të ndjekur
kurset (niveli B2 rekomandohet)
• Të plotësojë të gjitha kërkesat dhe afatet e aplikimit
Aplikimi
Afati i fundit: 20.11.2025
Aplikimet duhet të dorëzohen në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kolegjit
AAB me email në:
• [email protected] ose: [email protected]
Aplikimet dhe informacione të mëtejshme:
• [email protected]
Kolegji AAB hap thirrjen për nominime të studentëve për programin Erasmus+ KA171 – Mobiliteti për
Studime për semestrin pranveror të vitit akademik 2025/2026, në kuadër të bashkëpunimit me
University of Applied Sciences Baltazar Zaprešić (Kroaci).
Kush mund të aplikojë?
Studentët e Kolegjit AAB të Fakulteti Ekonomik lidhur me fushat e Biznesit dhe Administratës dhe
Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që plotësojnë kriteret akademike dhe gjuhësore për mobilitet
studimor.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Formulari i nominimit (plotësohet nga koordinatori i Erasmus-it në AAB)
• Aplikimi i plotë sipas udhëzimeve të universitetit pritës
(Të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrtare gjenden në faqen e tyre: https://english.bak.hr)
Afatet e rëndësishme:
• Afati për nominim: 15 dhjetor 2025
• Afati për dorëzimin e dokumenteve të aplikimit: 15 janar 2026
Si të aplikoni?
Studentët e interesuar duhet të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të AAB-së në
adresën:
[email protected]
[email protected]
ose të paraqiten personalisht në zyren për marrëdhëniet me jashtë për udhëzimet e mëtejshme.
Erasmus+ është një mundësi e jashtëzakonshme për të studiuar jashtë vendit, për të zhvilluar aftësi
akademike e profesionale dhe për të përjetuar një eksperiencë ndërkombëtare transformuese.
Në bashkëpunim me UAS Baltazar Zaprešić, mirëpresim aplikimet tuaja!
Kolegji AAB fton studentët e të gjitha fakulteteve të interesuar të aplikojnë për shkëmbim studentor në Abdullah Gül University (AGU), Turqi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe.
📌 Afati për nominim nga universiteti: deri më 15 nëntor 2025
📌 Afati për aplikim nga studentët: deri më 30 nëntor 2025
Studentët e nominuar do të kontaktohen drejtpërdrejt nga universiteti pritës për detaje rreth procedurës së aplikimit dhe dokumenteve të nevojshme.
🌍 Rreth universitetit:
Abdullah Gül University është renditur për herë të parë ndër 1000 universitetet më të mira në botë, sipas Times Higher Education World University Rankings 2026.
💬 Kërkesat gjuhësore:
Mësimi zhvillohet në gjuhën angleze. Studentët duhet të kenë nivelin B2 të anglishtes (pranohet certifikata nga universiteti).
🎓 Programet e studimit:
AGU ofron shkëmbim për studentët e Fakulteteve:
Arkitekturë, Biznes & Ekonomi, Psikologji, Administrate Publike, Juridik dhe Shkenca Kompjuterike.
🔗 Formulari i nominimit: Kliko këtu për ta plotësuar https://ddei5-0-ctp.trendmicro.com/wis/clicktime/v1/query?url=https%3a%2f%2fforms.gle%2ftTHvd2Ey4HQXJ4Ex7&umid=E4162D7A-40C9-4A06-9A89-F2B32F5713B3&auth=4488490618ab38180941558693e3a9ac77206cc0-93bca579870a68c9c84f78de7fa79ca9ddaa460e
Kjo thirrje nuk është në kuadër të fondeve Erasmus+.
📧 Për çdo pyetje ose paqartësi, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB në email: [email protected] dhe [email protected]
Kolegji AAB fton studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe atij të Arkitekturës të aplikojnë për shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus+, në Šiaulių valstybinė kolegija / Higher Education Institution, Lituani.
📌 Afati për aplikim: deri më 29 tetor 2025
📍 Intervista: më 30 tetor 2025, ora 15:00, në kati i 3-të të objektit të Kolegjit AAB.
Studentët duhet të aplikojnë në këtë vegëz: https://docs.google.com/forms/d/1a22tyB3gxGgYAJZtT5nRby4-8aoklp23K_Xp1rz31DE/edit
Aplikimet e dërguara nga adresa të tjera përveç emailit institucional të Kolegjit AAB nuk do të merren parasysh.
Kriteret e përzgjedhjes:
Të jenë studentë të rregullt të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të Fakultetit Ekonomik ose të Fakultetit të Arkitekturës;
Niveli i studimeve: Bachelor;
Semestri: nga semestri i 2-të deri në të 5-in;
Nota mesatare: minimumi 8.5;
Njohuri të gjuhës angleze: niveli B1 ose më lart;
Pasaportë valide.
📧 Për çdo paqartësi ose pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB ne email: [email protected]
Kolegji AAB fton studentët të aplikojnë për një mundësi shkëmbimi akademik në Universitetin Masaryk, në Brno, Çeki, në kuadër të programit Erasmus+.
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga:
Fakulteti Juridik
Fakulteti i Administratës Publike
Fakulteti i Gjuhës Angleze
Kush mund të aplikojë?
Studentët e regjistruar në semestrin 2 deri në 5 të nivelit Bachelor (BA) ose Master (MA);
Studentët që posedojnë njohuri të mire të gjuhës angleze;
Studentët me notë mesatare 8.5 ose më lartë.
Detajet e projektit dhe mobilitetit:
Kuota: 2 student për mobilitet
Grant: 900 €/muaj
Afati i fundit për aplikim: 20 tetor 2025 (e hënë),
Intervistat mbahen me 21 tetor 2025 (e martë)
Si të Aplikoni:
Aplikoni në vegëzën: https://docs.google.com/forms/d/1IVrxCNxnCDk9Zx1XiBv1jFA-Cz7E8T9nwmSRwCqsM6k
Aplikimet mund t’i dergoni edhe në emailin: [email protected] me Subject: Aplikim për shkëmbim studentor në Masaryk University, Çeki
Vërejtje: Do të merren parasysh vetëm aplikimet e dërguara nga email-i institucional i Kolegjit AAB.
Aplikimet nga email-et private nuk do të pranohen.
Kolegji AAB njofton studentët e tij, në nivelin BA dhe MA, për mundësinë e pjesëmarrjes në programet akademike ndërkombëtare të Universitetit Kültür të Stambollit, në kuadër të Semestrit Pranveror 2026.
Detajet e Projektit dhe Mobilitetit:
• Kuota: 1 student për mobilitet
• Granti: €800/muaj (për 4 muaj: €3,200) + €309 për udhëtim
Afati i Aplikimit: 10 Nëntor 2025
Intervistat: 11 Nëntor 2025
Kriteret e Pjesëmarrjes:
• Nota mesatare mbi 8.5 për programet Bachelor dhe Master
• Rezultatet ose certifikatat e njohjes së gjuhës angleze
Shënim:
Thirrja është e hapur për studentët nga Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Studentët që nuk flasin turqisht do të ndjekin lëndë në departamente që ofrojnë mësim në anglisht, si: Biznes, Tregti Ndërkombëtare, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinieri e Softuerëve, Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike, Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Arkitekturë e Brendshme dhe Dizajn Mjedisor, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe Dizajn i Lojërave Dixhitale.
Dokumentet e Nevojshme për Aplikim:
• Transkripta
• Passaportë
• Fotografi
• Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze
Si të Aplikoni:
• Aplikoni përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/1JU8ryBW6tLDyYQ_OMskhuoJD3AS95LUCtiuDM3LMPiM
• Me subjektin: Aplikim për Shkëmbim Studentor në Universitetin Kültür të Stambollit
Shënim: Aplikimet do të merren në konsideratë vetëm nëse dërgohen nga email-i institucional i Kolegjit AAB. Aplikimet nga email-e private nuk do të pranohen.
Për më shumë informacione rreth programeve dhe kurseve akademike të IKU, vizitoni:
🔗 Programet Akademike të IKU
Kolegji AAB i njofton studentët, në nivelet BA dhe MA, të Fakultetit të Juridikut dhe të Fakultetit të Ekonomisë, për mundësinë e pjesëmarrjes në programet akademike ndërkombëtare të KOC University, në kuadër të Semestrit të Pranverës 2026.
Gjatë aplikimit online, studenti duhet të ngarkojë:
• një fotografi biometrike me ngjyra në format JPEG
• një kopje të faqes së ID-së të pasaportës së vlefshme
• dokumentin që vërteton përmbushjen e kërkesave për gjuhën angleze (niveli minimal B2 (CEFR) ose TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 ose IELTS 6.5, të dhëna brenda dy viteve të fundit). Nëse aplikanti nuk ka certifikatë zyrtare të gjuhës, mund të pranohet edhe një dokument i përgatitur nga Departamenti i Anglishtes i universitetit të tij ose nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku të dëshmohet se niveli i anglishtes së studentit është minimumi B2.
• një kopje të transkriptës më të re, me ngjyra dhe të certifikuar (duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur). Nota mesatare minimale duhet të jetë 2.2/4.00 për studentët bachelor dhe 2.5/4.00 për studentët master. Koordinatorët mund t’i konvertojnë notat sipas sistemit lokal dhe të dërgojnë një email konfirmues.
• Studentët janë të detyruar të lexojnë detajet e kërkesave për aplikim këtu.
Afati i aplikimit: 30 Shtator 2025 përmes vegëzës: https://docs.google.com/forms/d/1aZYsCLhQl89JIRRDCe_6mikPslf2aEe2K3QyUBCZWxo/edit
(e kopjoni dhe e hapni vecmas)
Aplikimet mund të dërgohen gjithashtu me email në adresën: [email protected] me titull ne email-it: Aplikim për Shkëmbim Studentor në KOC University
Intervistat: 13 Tetor 2025, Kati i 3-të, Salla e Profesorëve, në orën 15:00.
Vërejtje: Do të merren parasysh vetëm aplikimet e dërguara nga email-i institucional i Kolegjit AAB. Aplikimet nga email-et private nuk do të pranohen.
Përfitimet e Pjesëmarrjes:
• Eksperiencë akademike ndërkombëtare në fushat e Juridikut dhe Ekonomisë
• Përmirësim i njohurive teorike dhe praktikës profesionale
• Mundësi për të krijuar rrjete dhe bashkëpunime ndërkombëtare
Kontakt:
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim:
[email protected]
[email protected]
Kolegji AAB i njofton studentët, në nivelet BA dhe MA, të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe të Fakultetit të Gjuhës Angleze, për mundësinë e pjesëmarrjes në programet akademike ndërkombëtare të NLA University College, në kuadër të Semestrit të Pranverës 2026.
Programet Akademike të Ofruara
📍 Campus Bergen – Studime Ndërkulturore
• Periudha: Nga janari 2026 deri në qershor 2026
• Shkëmbimi ngërthen 30 ECTS
📍 Campus Kristiansand – Gazetari Globale
• Periudha: Nga janari 2026 deri në qershor 2026
• Kurset janë në nivel master, por edhe studentë bachelor me përvojë ose sfond të përshtatshëm mund të aplikojnë.
• Shkëmbimi ngërthen 30 ECTS
Dokumentet e Kërkuara për Aplikim
• Formulari i aplikimit
• CV e përditësuar
• Letër motivimi për pjesëmarrje
Afati për aplikim: 12 Shtator 2025 në vegëzën: https://docs.google.com/forms/d/1cReyWBKnlIK_LI_AVbR8yFplq39ELZZ4wUHkzPk4zpQ/edit (vegezen e kopjoni dhe me pas hapni veçmas).
Aplikimet mund t’i dergoni edhe ne email adrese: [email protected] me Subject: Aplikim per shkembim studentor ne NLA Norvegji
Intervistat: 15 Shtator 2025, Kati i 3, Salla e Profesorëve në orën 10:00
Vërejtje: Do të merren parasysh vetëm aplikimet e dërguara nga email-i institucional i Kolegjit AAB. Aplikimet nga email-et private nuk do të pranohen.
Përfitimet e Pjesëmarrjes:
• Eksperiencë akademike ndërkombëtare në fushat e Komunikim Masiv dhe Gjuhës Angleze
• Përmirësim i njohurive teorike dhe praktikë profesionale
• Mundësi për të krijuar rrjete dhe bashkëpunime ndërkombëtare
________________________________________
Kontakt:
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe bashkëpunim
Email:
[email protected]
[email protected]
Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ftohen të aplikojnë për bursën Erasmus+ për semestrin e ardhshëm, duke plotësuar formularin e aplikimit online.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Pasaporta (e skanuar)
• Transkripta e notave
• Certifikata e gjuhës (niveli B1 ose më lart)
• Një fotografi në format pasaporte
Aplikimi juaj do të shqyrtohet vetëm nëse keni dorëzuar të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara.
Procesi i përzgjedhjes:
Pasi të pranojmë aplikimin tuaj, do të merrni një email nëse jeni përzgjedhur për intervistë.
Vetëm aplikantët që:
• Plotësojnë me sukses aplikimin, dhe
• Kalojnë intervistën,
do të nominohen për bursën Erasmus+.
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare do t’ju njoftojë me email për rezultatet e aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 5 Qershor 2025
Vegeza per aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/1nQyHiIVRYbdIbglwtqYaGa3Db5ah8tkdJgvNhYvMgLo/edit
Është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim studentor, në kuadër të programit Erasmus+ në Šiaulių Valstybinė Kolegija në Lituani, për semestrin e vjeshtës të vitit akademik 2025-2026.
Në këtë shkëmbim studentor mund të aplikojnë dy studentë nga drejtimet: biznes, menaxhim, shkenca mjekësore, që plotësojnë këto kritere:
-Të jenë studentë me kohë të plotë në Kolegjin AAB
-Të jenë të regjistruar në semestrin e 2’të deri në të 5’tin
-Të ketë njohuri të gjuhës angleze; minimum niveli B2
-Të ketë sukses akademik: nota mesatare 8.5 ose më lart
Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursë Erasmus+ që përfshin:
4,000 EUR (800 EUR/muaj për 5 muaj)
275 EUR për shpenzime udhëtimi
Lëndët për studentët Erasmus+ mund t’i shihni në: https://www.svako.lt/en/international-relations/erasmus-plus/courses-for-incoming-students
Të gjitha lëndët në listë janë përfundimtare dhe nuk do të ndryshohen. Afati për aplikim është i hapur deri më 31 maj 2025.
Kolegji AAB fton studentët e fakulteteve të mëposhtme të aplikojnë për një mundësi shkëmbimi akademik në Universitetin Masaryk, Brno, Çeki, në kuadër të programit Erasmus+.
-Fakulteti Juridik;
-Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit;
-Fakulteti i Gjuhës Angleze;
-Fakulteti Ekonomik.
Kush mund të aplikojë?
-Studentët e regjistruar në semestrin 2 deri në semestrin 5 të nivelit Bachelor (BA) ose Master (MA);
-Studentët që posedojnë njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 ose më lartë;
-Studentët që kanë notë mesatare 8.5 ose më lartë.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1lcoGPf43MmWpBA-e0Bk79O7RnjXf_xK_cdxeJZmgglQ/viewform?edit_requested=true
Afati i aplikimit është i hapur deri më 8 prill 2025, ndërsa intervistat zhvillohen më 10 prill nga ora 11:00, në Sallën e Profesorëve (kati 3, Kolegji AAB).
Aplikimi bëhet vetëm permes emailit të Kolegjit AAB dhe jo emailit personal.
Është hapur thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin SWPS, për studentët e Kolegjit AAB për semestrin e vjeshtës dhe pranverës, e cila zgjat deri me 30 prill 2025.
Në këtë vit akademik studentët do mirëpriten në tri kampuset e SWPS: Varshavë, Kraków dhe Wrocław.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1gGVY6A5CQOffsDM7kTOSnznVpraiNlD8m3u60OGTCBE/viewform?edit_requested=true
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit bachelor dhe master, nga programet: Dizajn Grafik, Gjuhë Angleze, Psikologji, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike.
Është hapur thirrja për aplikim nga NLA University College për studentët e Kolegjit AAB, në semestrin e vjeshtës.
Programet në të cilat mund të aplikoni janë:
– Programi semestral në Edukim, 30 ECTS, Bergen (për Fakultetin e Shkencave Sociale/ Fakulteti i Gjuhës Angleze, niveli BA)
– Programi semestral në Gazetari Globale, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti i Komunikimit Masiv)
– Programi semestral në Biznes, Administrim dhe Lidership, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administratës Publike)
– Programi semestral në Anglisht, 30 ECTS, Oslo (Fakulteti i Gjuhës Angleze)
Kriteret për aplikim janë:
– Të jeni student i rregullt
– Të keni të përfunduar semestrat 2-5 në BA
– Të keni notë mesatare 8,5 e sipër
– Të njihni gjuhën angleze në nivel B2.
Afati për aplikim është deri me 30 mars 2025, përmes linkut:
https://docs.google.com/forms/d/1o5730TaNjOWUL_27O5NBFLDNjEjY1Wzbw8e5jTAQ4b4/viewform?edit_requested=true
Ndërsa intervistat me kandidatët do zhvillohen me 31 mars 2025.
Është hapur aplikimi për shkëmbim studentor gjatë muajve të verës në Universitetin Koç, që zgjat deri me 25 mars 2025.
Të drejtë aplikimi kanë:
-Studentët e nivelit BA dhe MA nga këto fakultete: Shkenca Kompjuterike, Psikologji, Juridik (me qëndrim fizik në Turqi)
-Studentët BA dhe MA të këtyre fakulteteve: Shkenca Kompjuterike, Psikologji, Juridik, Gjuhët e Huaja (kanë mundësi të ndjekin këto kurse edhe në mënyre virtuale).
Kriteret për aplikim janë:
-Të jeni student i rregullt,
-Njohuri të gjuhës angleze në nivel B1/B2 e më lartë
-Notën mesatare 8.5 e më lartë
-Pasaportë valide (për ata që duan të ndjekin fizikisht)
-Numri i pjesëmarrësve fizikisht është 2 studentë.
Të interesuarit duhet ta plotësojnë aplikacionin online në këtë vegëz:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnxFGVCuhQBrU6hBfMHx3h4GrpiFW8s6q_Uo5zy2hcHY1tmQ/viewform
Për broshurën dhe më shumë informata rreth Universitetit Koç, mund të vizitoni:
https://oip.ku.edu.tr/mobility-programs/incoming/students/summer-exchange/
Është hapur thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Hoschschule Schmalkalden” në Gjermani, për studentët e Kolegjit AAB. Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të nivelit bachelor, semestri 2-5.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1yn6z3dHJ4BTImqJ2isyQQc7Gg50KS5YLQV1rQ5KJuj0/edit?pli=1
Intervista e kandidatëve do mbahet me 21 janar në orën 15:00 te salla e profesorëve në Kolegjin AAB.
Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Infermierisë, se është hapur thirrja për aplkimin në shkëmbimin studentor për një semestër, në institucionin partner të Kolegjit AAB Powiślański University në Gdańsk të Polonisë.
Afati për aplikim është i hapur deri me 4 dhjetor 2024, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve bëhet me 5
dhjetor. Për kohën e intervistës do njoftoheni pas aplikimit.
Aplikimi bëhet në këtë vegëz:
https://docs.google.com/…/1ADILMIuo6np4BGXD…/viewform…
Për më shumë informata mund të vizitoni webfaqen e universitetit:
Është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim studentor në “Šiaulių valstybinė kolegija” në Lituani.
Kriteret për aplikim janë:
2 studentë ( një për Fakultetin e Infermierisë dhe një për Fakultetin Ekonomik ose Business administration)
• Të jenë në semestrin 3-5 BA
• Ta njohin gjuhën angleze në nivel B2 e sipër
• Të kenë notë mesatare 9 e sipër
Të interesuarit të lajmërohen në emailin: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është me 12 nëntor 2024.
Është hapur thirrja për shkëmbim të studentëve të Kolegjit AAB nga “Universidad de Extramadura” në
Spanjë.
Kjo thirrje vlen për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, deri me 10
nëntor 2024.
Kriteret për aplikim janë si vijojnë:
-Studentët të jenë në semestër 3-5 të nivelit BA
• Të kenë notë mesatare 9 e më lartë
• Të kenë nivel të gjuhës angleze B2 e më lartë
• Të kenë pasaportë valide
Aplikimi bëhet fillimisht në vegëzën:
https://docs.google.com/forms/d/1XCECOQR_3AZkbNpDkl1EXXY8Psy1kk2Jmz1KsSR-
zkY/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true
Ndërsa me 11 nëntor 2024, nga ora 13:30 do ftohen për intervistë kandidatët që aplikojnë. Të
përzgjedhurit do vazhdojnë më pas me procedurat e dërguara nga universiteti spanjoll.
Për informata rreth universitetit dhe detaje tjera klikoni në vegëzën: https://www.unex.es/
Është hapur aplikimi për studentët e Kolegjit AAB nga Universiteti Koç në Stamboll, për të studiuar një semestër.
Të drejtë aplikimi kanë studentët në nivelin Bachelor dhe Master nga fakultetet:
• Ekonomik
• Juridik
• Shkenca Kompjuterike
• Psikologji
• Administratë Publike
Afati i fundit për aplikim është 20 tetor 2024 dhe bëhet përmes këtij linku:
https://docs.google.com/forms/d/1cIAJP9aVle4TzW7MaSWK8R61refXWlEnELQoyj9HVG0/viewform?edit_requested=true
Është hapur thirrja për aplikim nga studentët e Kolegjit AAB të nivelit Bachelor dhe Master, në Hochschule Bonn-Rhein-Sieg në Gjermani.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Ekonomik, si dhe studentët e nivelit Master nga Fakulteti i Komunikimit Masiv.
Listën e programeve që ofrohen mund ta gjeni në këtë vegëz: https://www.h-brs.de/en/information-for-exchange-students
Studentët e interesuar duhet të aplikojnë deri me datën 13 tetor në:
https://docs.google.com/forms/d/12WypY_39FmD6Ja8oxwWmUe9YTnkh1w718BQjH23ocUM/viewform?edit_requested=true
Është hapur thirrja për shkëmbim studentor nga NLA University College në Norvegji, në semestrin pranveror të vitit 2025. Studentët mund të aplikojnë në këto programe:
• Semester program in Education, 30 ECTS, Bergen (BA dhe MA për studentët e Shkencave Sociale dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja)
• Semester program in Intercultural Studies, 30 ECTS, Bergen (BA dhe MA: për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Shkencave Sociale, Administratës Publike )
• Semester program in Global Journalism, 30 ECTS, Kristiansand (vetëm studentët MA).
Afati i fundit për aplikim në NLA është 15 tetori 2024, kurse në sistemin e Kolegjit AAB (hapi i parë për aplikim) zgjat deri me datën 27 shtator.
Linku i aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/1N-VvEYvB_qjTCdVd4PCY TDlNRr0henWQivLIWVJcjs/viewform?edit_requested=true
Pas aplikimit komisioni i formuar nga Kolegji AAB do të mbajë intervistën me studentët. Të përzgjedhurit do njoftohen nga Kolegji AAB dhe institucioni norvegjez.
Informatat për aplikim i gjeni në: Exchange Partners: How to nominate – NLA
Është hapur thirrja për shkëmbim studentësh nga Universiteti Masaryk, në periudhën kohore shkurt – qershor 2025.
Studentët duhet të dërgojnë CV, letër motivuese, transkriptin e notave dhe vërtetimin për njohjen e gjuhës angleze.
Afati i fundit për aplikim është data 15 shtator 2024, ndërsa intervistat do mbahen me 16 shtator.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1RK2n4lRhO48PVOR9SDKtgH29OXEatoR7dtzN1eO_jAE/viewform?edit_requested=true
Katalogu i lëndëve që ofrohen mund të shihet përmes këtij linku: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue
Ndërsa informatat e tjera për këtë thirrje mund t’i gjeni në: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/exchange-non-degree-studies/erasmus-icm
Universiteti Gdansk hap thirrjen per shkembim studentesh permes ERASMUS+ per 1 studnet te fakultetit juridik.
Kriteret per aplikim:
1. Te jene studentë te rregullt te Kolegjit AAB
2. Te jene studente te Fakultetit Juridik
3. Te jene ne semestrin 2-5 te nivelit BA
4. Te kene njohuri te shkelqyeshme te gjuhes angleze
5. Te regjistorhen permes vegezes: https://docs.google.com/forms/d/1w-Ow6ITy6jN8HP8jmn0a8wzK6zJJ2Nmcp10b9lZS6c0/edit (kopjoni vegezen dhe hapeni vecmas)
6. Te dergojne Leter Motivuese
7. Aplikimi perfundon me date 19 qershor dhe intervista mbahet me date 20 qershor. Aplikantet do te njoftohen permes emailit per vendin dhe oren e intervistes
8. Te drejte aplikimi kane te gjithe studentët e Fakultetit juridik pa asnje dallim gjinor, racor, social, etj.
Thirrje për Shkëmbim studentesh në Šiaulių valstybinė kolegija, Lituani
Šiaulių valstybinė kolegija si institucion i arsimit te larte ne Lituani dhe partner i Kolegjit AAB,
hap thirrjen për shkëmbim studentësh:
• Programet: Kulturë Fizike dhe Sport, Infermieria, Ekonomi, Shkenca Kompjuterike
• Cikli i studimeve: Bachelor
• Afati kohor i studimit: 23-09-2024 – 31-01-2025
• Mbeshtetja financiare për 2 studentë të zgjedhur:
a. 4275 EUR (4000 EUR shpenzimet e banimit dhe jetesës) dhe
b. 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit)
Kriteret për aplikim:
1. Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Kulturë Fizike dhe Sport, Infermieria, Ekonomi, Shkenca Kompjuterike
2. Të jenë në nivel Bachelor (semestri 1-5) dhe Master (semestri 1-3)
3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 ( kjo të vërtetohet ose përmes testit
a. ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213;
b. TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
4. Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
5. Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
6. Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
• Aplikimi fillestar bëhet në vegëzën:
https://docs.google.com/forms/d/148iJxovtjENySUInicG14_tzvBOediCJJ3IuDG-CykU/edit
Lodz University si institucion i arsimit të lartë në Poloni dhe partner i Kolegjit AAB, hap thirrjen për shkëmbim studentësh në këto programe studimesh:
Ekonomik (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
Cikli i studimeve: Bachelor
Afati kohor i studimit: Semestri i dimrit 2024
Afati për aplikim zgjat deri me 20 maj 2024
Mbështetja financiare për studentët e zgjedhur:
800 EUR në muaj dhe 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit) https://erasmusplus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
DETAJE TJERA RRETH KRITEREVE TË APLIKIMIT:
• Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Ekonomi (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
• Të jenë në nivel Bachelor (semestri 2-5); Studentët e semestrave të fundit të studimeve (semestri 6 respektivisht të semestrit të 8) nuk kanë të drejtë aplikimi
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B1/B2 ( kjo të vërtetohet ose përmes testit
ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
• Për aplikim dhe përzgjedhje të lëndëve, ju lutem shikoni vegëzën e dhënë nga Universiteti Lodz dhe përcaktohuni për kurset/lëndët që do t’i ndiqni: https://www.uni.lodz.pl/en/mobility-study-programmes-and-courses
• Aplikimi fillestar bëhet përmes formës së aplikimit të bashkëngjitur në këtë shpallje: https://docs.google.com/forms/d/1wKFOQ-xN9vsjC3UyuxTFAXjlwztGWnXhisuaHNwBVao/viewform?edit_requested=true
• Intervistat me kandidatët e interesuar do të mbahen me 22 maj 2024
Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Rondine Cittadella della Pace” Itali, ka hapur thirrje për aplikim në “World House program 2024 – 2025”, një përvojë unike për të rinjtë që duan të bëjnë ndryshime.
“Rondine” është një OJQ e angazhuar për të promovuar arsimin, ndryshimin social dhe dialogun. Thirrja është e hapur për të diplomuarit (ose studentët që fitojnë diplomën e tyre Bachelor deri në korrik 2024), të moshës 21-28 vjeç dhe të angazhuar në shoqërinë civile.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kalojnë 18 muaj në një kampus sfidues ndërkombëtar në Toskanë duke punuar në transformimin e konflikteve dhe angazhimin e komunitetit, duke kombinuar arsimin inovativ me një master (M1) në universitetet italiane.
Për ata që janë të interesuar të zbatojnë një projekt me ndikim social, “Rondine” ofron një trajnim shtesë 6-mujor për hartimin e projektit në fund të “World House program”.
Afati i fundit për aplikim është 28 prill 2024. Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në https://callforparticipants.rondine.org/
Šiauliai State University of Applied Sciences si institucion i arsimit të lartë në Lituani dhe partner i Kolegjit AAB, hap thirrjen për shkëmbim studentësh të nivelit bachelor në këto programe: Kulturë Fizike dhe Sport, Infermieri, Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike.
Afati i fundit për aplikim është 10 maj 2024.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/148iJxovtjENySUInicG14_tzvBOediCJJ3IuDG-CykU/viewform?edit_requested=true
Kriteret për aplikim dhe detajet e tjera janë si vijojnë:
• Të jenë në nivel Bachelor (semestri 1-5) dhe Master (semestri 1-3)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 (kjo të vërtetohet ose përmes testit ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
Afati kohor i studimeve: 23.09.2024 – 31.01.2025
Mbështetja financiare për 2 studentë të zgjedhur:
a. 4275 EUR (4000 EUR shpenzimet e banimit dhe jetesës) dhe
b. 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit)
Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në thirrjen për shkëmbim me Universitetin KOC Turqi për semestrin e vjeshtës/dimrit 2024/2025.
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Gjuhë Angleze, Ekonomi, Psikologji, Juridik deri me 26 prill 2024.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/127EknlpZh2_wzJK3xH_Z9GTm2qNOG9cWeIPyUJBrJJ8/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true
Ndërsa kriteret tjera për aplikim janë:
• Të jenë nga niveli i studimeve bachelor (semestri 1-5) dhe master (semestri 1-3)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze të nivelit B2 (kjo të vërtetohet ose përmes testit ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5, ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
MBËSHTETJA FINANCIARE
• Granti i udhëtimit: 275 euro
• Mbështetja mujore: 800 EUR (për rreth 4 muaj)
Ambasada e Francës në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë hapur thirrjen për bursa universitare të nivelit master dhe doktoratë për studentët.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas nivelit të studimeve.
Në lidhje me kushtet, kriteret e aplikimit dhe dokumentet mund të informoheni përmes linkut të mëposhtëm: https://kosovo.ambafrance.org/Thirrje-per-aplikim-bursa-universitare-ne-France-2119
Është hapur thirrja për pjesëmarrje në shkollën verore të organizuar nga Universiteti Masaryk – Çeki, nga data 16 qershor – 7 korrik 2024.
Tema e kësaj shkolle do jetë “Qëndrueshmëria Urbane: Angazhohu në të Ardhmen” e cila fokusohet në zhvillimin e qendrave urbane duke pasur parasysh edhe ndryshimet klimatike.
“Intro video” mund të shikohet në këtë vegëz: https://youtube.com/shorts/epyilpL6XQA
Afati për aplikim është deri me 20 mars, 2024 në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW
DETAJE TJERA RRETH SHKOLLËS VERORE:
Universiteti Masaryk ofron një pagesë të pjesëmarrjes prej 2600 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët pjesëmarrës në program.
Ky financim mbulon: tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social çdo-ditor si në Brno, ashtu edhe për tre ekskursione në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), akomodimin në Brno në këto udhëtime, si dhe mëngjesin.
Studentët mbulojnë personalisht biletat e udhëtimit nga Kosova për në Brno, shpenzimet për drekën dhe darkën e tyre gjatë programit. Pranohen deri në dy ose 3 studentë nga Kolegji AAB, në varësi të kapacitetit.
Studentët e interesuar duhet të regjistrohen në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW
Gjatë gjithë shkollës verore, studentët do të pajisen me njohuri dhe teknika që do t’i njoftojnë ata për qeverisjen me shumë nivele, planifikimin urban, cenueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në kohë ndryshimesh klimatike dhe krizash të tjera.
Struktura e kursit është si më poshtë:
Tre-katër ditë në javë në klasë, më pas udhëtim treditor në Pragë, Vjenë dhe Bratislavë. Programi është mjaft intensiv, ka shumë aktivitete mësimore formale dhe joformale, dhe vlerësimi i lëndës do të përbëhet nga provime, prezantime, ese, si dhe aktivitete në klasë.
Më shumë rreth programit mund të gjeni në: https://summeratmasaryk.cz/urban-sustainability-engage-in-the-future
Kriteret për aplikim:
• Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Arteve: Departamenti i Arkitekturës dhe Departamenti: Dizajn Enterier
• Studenti/studentja duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivelin B1/B2
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa marrë parasysh dallimeve gjinore, fetare, racore apo ekonomike
• Përzgjedhja bëhet me 21 mars, 2024 nga ana e Komisionit të Kolegjit.
Universiteti SWPS në Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ fton studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në thirrje për nominime për dy semestra: semestrin dimëror dhe veror për vitin akademik 2024/2025.
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga niveli BA semestri 2-5, dhe niveli MA semestri 1-3. Studentët përzgjidhen vetëm për njërin semestër dhe numri i studentëve të përzgjedhur do të jetë 6 për dy semestrat.
Afati për aplikim vlen deri me datën 30 mars 2024. Studentët e interesuar duhet së pari të aplikojnë përmes formës së mëposhtme: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdoUyDi7gYryStzI6JMpLV49IPnfXyWGXxJnlua4_NFXiFqbQ/viewform
MË SHUMË INFORMATA DHE DETAJE TË RËNDËSISHME RRETH THIRRJES:
Pas aplikimit studentët e përzgjedhur e dërgojnë nominimin me email në: [email protected], dhe duhet të përfshijnë informacionin e mëposhtëm:
• emri i universitetit
• emri i studentit
• emaili i studentit
• programi i zgjedhur
• semestri (pranverë / vjeshtë)
• niveli i studimit
Studentët, nominimet e të cilëve janë pranuar do të marrin një email me të gjitha informacionet pas periudhës së nominimit, në muajin maj 2024. Aplikimet e tyre do grumbullohen deri në fund të qershorit. Ju lutemi kini parasysh se paraqitja e një nominimi për kurset e psikologjisë nuk garanton pranimin e kandidatit pasi numri i vendeve është i kufizuar. Informacione shtesë do t’iu ofrohen kandidatëve në fillim të majit.
Informatë e rëndësishme: BA në Psikologji tani ofrohet në dy kampuse të ndryshme: Wrocław dhe Varshavë (Warszawa). Gjatë nominimit, ju lutemi specifikoni se cilin kampus preferon studenti. Nëse nuk ka preferencë, studentët do të caktohen në kampus në bazë të disponueshmërisë së vendeve.
Programet dhe kurset që ofrohen për studentët e shkëmbimit në vitin akademik vijues:
Bachelor:
a. Psikologji (Wrocław dhe Varshavë)
b. Studime Angleze, Bachelor (Varshavë)
c. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)
d. Dizajn (School of Form, Varshavë)
e. Dizajn Grafik (Wrocław) – kurs i ri në anglisht duke filluar nga 2024/25
Master:
a. Psikologji klinike (Varshavë)
b. Psikologjia e Organizimit dhe Teknologjisë (Varshavë)
c. Studime Angleze (Varshavë)
d. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)
Është hapur thirrja për aplikim për studentët e Fakultetit të Psikologjisë dhe Ekonomisë (drejtimi menaxhment) nga niveli bachelor, për shkëmbim studentor përmes projektit Erasmus+ në universitetin Newton në Pragë të Çekisë.
Ky shkëmbim mundësohet për një semestër studimesh, nga shtatori deri në shkurt. Studentët së pari duhet të aplikojnë duke plotësuar formën e mëposhtme: https://docs.google.com/forms/d/1jS3_TiI2oXeOJoiyx0SuKgWiI9RDX7yytadjuehufHA/viewform?edit_requested=true#responses
Kriteret për aplikim janë:
• Të jeni student/e në njërin nga fakultetet: Psikologji dhe/ose Ekonomik (drejtimi i menaxhmentit)
• Të jeni në ndonjërin nga semestrat 2-5 (studentët e semestrit 1 dhe 6 nuk mund të aplikojnë)
• Të keni notë mesatare 9 e sipër
• Të keni njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 e sipër
Afati për aplikim është deri më 30 mars 2024, ndërsa vetëm 2 studentë do të përzgjidhen nga kjo thirrje. Studenti/ja që i plotëson kriteret duhet të aplikojë më pas në sistemin e universitetit çek, në vegëzën e dhënë në vazhdim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeUkxaTRMkXKVnpJQw-qXJCaMdEN7T-zoLbUMzNGquvdAc2mA/viewform
Ftohen studentët e Fakultetit të Psikologjisë, Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të aplikojnë për shkëmbim studentor përmes projektit Erasmus+ në Universitetin Aurel Vlaciu Arad në Rumani. Ky shkëmbim do të realizohet për një semestër që zgjat nga 11 mars deri me 25 qershor 2024.
Studentët duhet të aplikojnë përmes këtij linku. Afati i aplikimit vlen deri me 13 shkurt 204, ku do të përzgjidhet vetëm një student. Ai/ajo që plotëson kriteret duhet të aplikojë më pas në këtë link.
DETAJE TJERA RRETH APLIKIMIT:
Bursa e përcaktuar është 800 euro/month. 210 euro i takojnë për udhëtim nëse udhëtimi bëhet përmes trenit ose autobusit ndërsa 180-euro për mënyrë standard të udhëtimit, pra me aeroplan.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara SMK në Klaipeda të Lituanisë ka hapur thirrjen për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024, për studentët dhe profesorët e Kolegjit AAB.
Ky kurs financohet nga Fondacioni për Mbështetjen e Shkëmbimeve në Arsim: (www.smpf.lt). Programi kombinon katër javë mësimi dhe punëtori intensive të gjuhës lituaneze me një gamë të larmishme ngjarjesh kulturore, turne turistike dhe ekskursione për t’u njohur me historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës në Lituani. Kursi veror i gjuhës dhe kulturës lituaneze do të zhvillohet nga 1- 30 gusht 2024 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK, Kalvarijų rr. 137E, Vilnius Lituani. Afati për aplikim vlen deri në datën 1 mars 2024. Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu.
DETAJE TJERA RRETH KURSIT:
Dispozitat financiare:
1) Pjesëmarrësi i pranuar për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të marrë një bursë prej 825 EUR (pas mbërritjes në Lituani).
2) Tarifat e shkollimit për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të mbulohen nga Republika e Lituanisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK.
3) Çdo tarifë tjetër, kosto udhëtimi dhe akomodimi do të mbulohet nga studenti/anëtarët e stafit.
Informacionet mund t’i gjeni në: https://www.smk.lt/en/neës/lithuanian-language-and-culture-summer-course/365
Nëse keni nevojë për më shumë informacion, mund të kontaktoni, znj. Donata Dulke, [email protected]
Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023/2024.
Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo Juridik
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)
Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Linku: https://www.hs-schmalkalden.de/en/international/incoming-students/courses-for-incomings/exchange-students
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/soUECaGyHG12pw268
Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.
Data e fundit për aplikim: 04/09/2023, ora 16:00.
Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.
Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:
• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit
Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.
Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin dimëror 2023/2024.
Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)
Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/k2eRztxUDG3Wed8q8
Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.
Data e fundit për aplikim: 25/06/2023, ora 16:00.
Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.
Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:
• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit
Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.
Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Masaryk University, Republika Çeke, për semestrin dimëror 2023/2024.
Kriteret për aplikim
Student aktiv i Kolegjit AAB
Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
Nota mesatare: minimumi 8.5
Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)
Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Masaryk University për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Lëndët mund të i shikoni në linkun: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue (fokusohuni tek Autumn Semester).
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/jfZXcDf5JUV8fCqo6
Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.
Data e fundit për aplikim: 14/04/2023, ora 11:00.
Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:
Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit
Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Republikën Çeke.
Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023.
Kriteret për aplikim
Student aktiv i Kolegjit AAB në vitin e dytë të studimeve, niveli Bachelor
Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
Nota mesatare: minimumi 8.5
Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)
Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/xhTyGvPpVhsPPd8y7
Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.
Data e fundit për aplikim: 18/11/2022, ora 13:00.
Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.
Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:
Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit
Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.
ME VETË-FINANCIM TË PJESSHËM APO TË PLOTË
Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në Kampin Veror Ndërkombëtar të organizuar nga Le Mans Université, Francë nga data 19.06.2023 - 18.07.2023.
Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link:
https://fle-campus-ete.univ-lemans.fr/en/index.html
Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore "Denialism and Conspiracy Theories in EU: Logic and Political Forms" të organizuar nga Sant'Anna School of Advanced Studies, Itali nga data 19.06.2023 - 23.06.2023 në Pisa.
Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link duke klikuar në Download the brochure in English: https://www.santannapisa.it/en/alta-formazione/denialism-and-conspiracy-theories-eu-logic-and-political-forms
Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Science, Belgjikë, për semestrin dimëror 2023/2024.
Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+ dhe studentët që aplikojnë duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, dhe qëndrimit në Belgjikë. Studentët lirohen nga pagesa e semestrit në Thomas More University of Applied Sciences dhe paguajnë vetëm shpenzimet e semestrit në kolegjin AAB.
Kriteret për aplikim
Student aktiv i Kolegjit AAB në fushën e Dizajnit Grafik
Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
Nota mesatare: minimumi 8.5
Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)
Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Thomas More University of Applied Science, në programin Interior Design, duke ndjekur linkun https://www.thomasmore.be/en/exchange-programmes/exchange-programme-interior-design
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/Zxax47cCHqFdnpzBA
Data e fundit për aplikim: 27/04/2023, ora 11:00
Shpjegim: Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+.
Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” të organizuar nga Masaryk University, Brno, Republika Çeke nga data 18.06.2023 - 09.07.2023.
Kriteret për aplikim
Student aktiv i Fakultetit Juridik, Administratës Publike, apo Komunikimit Masiv
Student i nivelit Bachelor apo Master
Të ketë njohuri të gjuhës angleze (B1-C2)
Masaryk University do të mbuloj tarifën e pjesëmarrjes prej 2300 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët e kolegjit AAB për të marrë pjesë në këtë program. Ky financim mbulon tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social ditor si në Brno, ashtu edhe në tre ekskursione 3-ditore në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), dhe akomodimin e tyre në Brno dhe në këto udhëtime. Studentët do të jenë përgjegjës për të vetë-financuar vaktet e tyre ushqimore gjatë programit dhe për udhëtimin nga Kosova në Brno dhe anasjelltas.
Afati i fundit për aplikim: 27.02.2023; ora 23:59.
Linku për aplikim: https://forms.gle/m7xaHN4BdLPhsqbX7
Më shumë rreth programit: https://summeratmasaryk.cz/birth-and-death-of-democracy.
E RËNDËSISHME! Ju lutemi vini re se Zyra Ndërkombëtare e Kolegjit AAB mund të nominoj vetëm tre studentë, por administrata e Universitetit Masaryk do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e të tre kandidatëve apo vetëm njërit prej tyre.
LISTA E THIRRJEVE PER STUDENTË