Thirrjet për studentët

TË FINANCUARA NGA ERASMUS+

Hapet thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin SWPS - 18 mars 2025

Është hapur thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin SWPS, për studentët e Kolegjit AAB për semestrin e vjeshtës dhe pranverës, e cila zgjat deri me 30 prill 2025.

Në këtë vit akademik studentët do mirëpriten në tri kampuset e SWPS: Varshavë, Kraków dhe Wrocław.

Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1gGVY6A5CQOffsDM7kTOSnznVpraiNlD8m3u60OGTCBE/viewform?edit_requested=true

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit bachelor dhe master, nga programet: Dizajn Grafik, Gjuhë Angleze, Psikologji, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike.

Thirrje për aplikim nga NLA University College për semestrin e vjeshtës - 12 mars 2025

Është hapur thirrja për aplikim nga NLA University College për studentët e Kolegjit AAB, në semestrin e vjeshtës.

Programet në të cilat mund të aplikoni janë:

– Programi semestral në Edukim, 30 ECTS, Bergen (për Fakultetin e Shkencave Sociale/ Fakulteti i Gjuhës Angleze, niveli BA)

– Programi semestral në Gazetari Globale, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti i Komunikimit Masiv)

– Programi semestral në Biznes, Administrim dhe Lidership, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administratës Publike)

– Programi semestral në Anglisht, 30 ECTS, Oslo (Fakulteti i Gjuhës Angleze)

Kriteret për aplikim janë:

– Të jeni student i rregullt

– Të keni të përfunduar semestrat 2-5 në BA

– Të keni notë mesatare 8,5 e sipër

– Të njihni gjuhën angleze në nivel B2.

Afati për aplikim është deri me 30 mars 2025, përmes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1o5730TaNjOWUL_27O5NBFLDNjEjY1Wzbw8e5jTAQ4b4/viewform?edit_requested=true
Ndërsa intervistat me kandidatët do zhvillohen me 31 mars 2025.

UNIVERSITETI KOÇ NË TURQI SHPALL THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTOR GJATË MUAJVE TË VERËS - 4 Shkurt 2025

Është hapur aplikimi për shkëmbim studentor gjatë muajve të verës në Universitetin Koç, që zgjat deri me 25 mars 2025.
Të drejtë aplikimi kanë:
-Studentët e nivelit BA dhe MA nga këto fakultete: Shkenca Kompjuterike, Psikologji, Juridik (me qëndrim fizik në Turqi)
-Studentët BA dhe MA të këtyre fakulteteve: Shkenca Kompjuterike, Psikologji, Juridik, Gjuhët e Huaja (kanë mundësi të ndjekin këto kurse edhe në mënyre virtuale).
Kriteret për aplikim janë:
-Të jeni student i rregullt,
-Njohuri të gjuhës angleze në nivel B1/B2 e më lartë
-Notën mesatare 8.5 e më lartë
-Pasaportë valide (për ata që duan të ndjekin fizikisht)
-Numri i pjesëmarrësve fizikisht është 2 studentë.
Të interesuarit duhet ta plotësojnë aplikacionin online në këtë vegëz:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnxFGVCuhQBrU6hBfMHx3h4GrpiFW8s6q_Uo5zy2hcHY1tmQ/viewform
Për broshurën dhe më shumë informata rreth Universitetit Koç, mund të vizitoni:
https://oip.ku.edu.tr/mobility-programs/incoming/students/summer-exchange/

UNIVERSITETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA “HOCHSCHULE SCHMALKALDEN” NË GJERMANI HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM STUDENTOR - 16 Janar 2025

Është hapur thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Hoschschule Schmalkalden” në Gjermani, për studentët e Kolegjit AAB. Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të nivelit bachelor, semestri 2-5.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1yn6z3dHJ4BTImqJ2isyQQc7Gg50KS5YLQV1rQ5KJuj0/edit?pli=1
Intervista e kandidatëve do mbahet me 21 janar në orën 15:00 te salla e profesorëve në Kolegjin AAB.

POWIŚLAŃSKI UNIVERSITY NË POLONI HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE NGA KOLEGJI AAB - 27 Nëntor 2024

Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Infermierisë, se është hapur thirrja për aplkimin në shkëmbimin studentor për një semestër, në institucionin partner të Kolegjit AAB Powiślański University në Gdańsk të Polonisë.
Afati për aplikim është i hapur deri me 4 dhjetor 2024, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve bëhet me 5
dhjetor. Për kohën e intervistës do njoftoheni pas aplikimit.
Aplikimi bëhet në këtë vegëz:
https://docs.google.com/…/1ADILMIuo6np4BGXD…/viewform…
Për më shumë informata mund të vizitoni webfaqen e universitetit:

ŠIAULIŲ VALSTYBINĖ KOLEGIJA NË LITUANI HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM STUDENTËSH - 9 Nëntor 2024

Është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim studentor në “Šiaulių valstybinė kolegija” në Lituani.
Kriteret për aplikim janë:
2 studentë ( një për Fakultetin e Infermierisë dhe një për Fakultetin Ekonomik ose Business administration)
• Të jenë në semestrin 3-5 BA
• Ta njohin gjuhën angleze në nivel B2 e sipër
• Të kenë notë mesatare 9 e sipër
Të interesuarit të lajmërohen në emailin: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është me 12 nëntor 2024.

“UNIVERSIDAD DE EXTRAMADURA” NË SPANJË HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE - 4 Nëntor 2024

Është hapur thirrja për shkëmbim të studentëve të Kolegjit AAB nga “Universidad de Extramadura” në
Spanjë.
Kjo thirrje vlen për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, deri me 10
nëntor 2024.
Kriteret për aplikim janë si vijojnë:
-Studentët të jenë në semestër 3-5 të nivelit BA
• Të kenë notë mesatare 9 e më lartë
• Të kenë nivel të gjuhës angleze B2 e më lartë
• Të kenë pasaportë valide
Aplikimi bëhet fillimisht në vegëzën:
https://docs.google.com/forms/d/1XCECOQR_3AZkbNpDkl1EXXY8Psy1kk2Jmz1KsSR-
zkY/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true
Ndërsa me 11 nëntor 2024, nga ora 13:30 do ftohen për intervistë kandidatët që aplikojnë. Të
përzgjedhurit do vazhdojnë më pas me procedurat e dërguara nga universiteti spanjoll.
Për informata rreth universitetit dhe detaje tjera klikoni në vegëzën: https://www.unex.es/

HAPET THIRRJA PER APLIKIM TË STUDENTËVE NË HOCHSCHULE BONN-RHEIN-SIEG NË GJERMANI - 2 Tetor 2024

Është hapur thirrja për aplikim nga studentët e Kolegjit AAB të nivelit Bachelor dhe Master, në Hochschule Bonn-Rhein-Sieg në Gjermani.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Ekonomik, si dhe studentët e nivelit Master nga Fakulteti i Komunikimit Masiv.
Listën e programeve që ofrohen mund ta gjeni në këtë vegëz: https://www.h-brs.de/en/information-for-exchange-students
Studentët e interesuar duhet të aplikojnë deri me datën 13 tetor në:
https://docs.google.com/forms/d/12WypY_39FmD6Ja8oxwWmUe9YTnkh1w718BQjH23ocUM/viewform?edit_requested=true

ZYRA NDËRKOMBËTARE E NLA UNIVERSITY COLLEGE HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE NË SEMESTRIN PRANVEROR 2025 - 10 Shtator 2024

Është hapur thirrja për shkëmbim studentor nga NLA University College në Norvegji, në semestrin pranveror të vitit 2025. Studentët mund të aplikojnë në këto programe:
• Semester program in Education, 30 ECTS, Bergen (BA dhe MA për studentët e Shkencave Sociale dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja)
• Semester program in Intercultural Studies, 30 ECTS, Bergen (BA dhe MA: për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Shkencave Sociale, Administratës Publike )
• Semester program in Global Journalism, 30 ECTS, Kristiansand (vetëm studentët MA).
Afati i fundit për aplikim në NLA është 15 tetori 2024, kurse në sistemin e Kolegjit AAB (hapi i parë për aplikim) zgjat deri me datën 27 shtator.
Linku i aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/1N-VvEYvB_qjTCdVd4PCY TDlNRr0henWQivLIWVJcjs/viewform?edit_requested=true
Pas aplikimit komisioni i formuar nga Kolegji AAB do të mbajë intervistën me studentët. Të përzgjedhurit do njoftohen nga Kolegji AAB dhe institucioni norvegjez.
Informatat për aplikim i gjeni në: Exchange Partners: How to nominate – NLA

UNIVERSITETI MASARYK HAP THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTËSH PËR PERIUDHËN SHKURT – QERSHOR 2025 - 5 Gusht 2024

Është hapur thirrja për shkëmbim studentësh nga Universiteti Masaryk, në periudhën kohore shkurt – qershor 2025.
Studentët duhet të dërgojnë CV, letër motivuese, transkriptin e notave dhe vërtetimin për njohjen e gjuhës angleze.
Afati i fundit për aplikim është data 15 shtator 2024, ndërsa intervistat do mbahen me 16 shtator.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1RK2n4lRhO48PVOR9SDKtgH29OXEatoR7dtzN1eO_jAE/viewform?edit_requested=true
Katalogu i lëndëve që ofrohen mund të shihet përmes këtij linku: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue
Ndërsa informatat e tjera për këtë thirrje mund t’i gjeni në: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/exchange-non-degree-studies/erasmus-icm

THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË “LODZ UNIVERSITY” POLONI PËR SEMESTRIN DIMËROR 2024 - 24 Prill 2024

Lodz University si institucion i arsimit të lartë në Poloni dhe partner i Kolegjit AAB, hap thirrjen për shkëmbim studentësh në këto programe studimesh:
Ekonomik (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
Cikli i studimeve: Bachelor
Afati kohor i studimit: Semestri i dimrit 2024
Afati për aplikim zgjat deri me 20 maj 2024
Mbështetja financiare për studentët e zgjedhur:
800 EUR në muaj dhe 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit) https://erasmusplus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
DETAJE TJERA RRETH KRITEREVE TË APLIKIMIT:
• Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Ekonomi (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
• Të jenë në nivel Bachelor (semestri 2-5); Studentët e semestrave të fundit të studimeve (semestri 6 respektivisht të semestrit të 8) nuk kanë të drejtë aplikimi
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B1/B2 ( kjo të vërtetohet ose përmes testit
ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
• Për aplikim dhe përzgjedhje të lëndëve, ju lutem shikoni vegëzën e dhënë nga Universiteti Lodz dhe përcaktohuni për kurset/lëndët që do t’i ndiqni: https://www.uni.lodz.pl/en/mobility-study-programmes-and-courses
• Aplikimi fillestar bëhet përmes formës së aplikimit të bashkëngjitur në këtë shpallje: https://docs.google.com/forms/d/1wKFOQ-xN9vsjC3UyuxTFAXjlwztGWnXhisuaHNwBVao/viewform?edit_requested=true
• Intervistat me kandidatët e interesuar do të mbahen me 22 maj 2024

MUNDËSI PËR BURSË PËR STUDENTËT E DIPLOMUAR NGA KOSOVA PËRMES ORGANIZATËS “RONDINE CITTADELLA DELLA PACE” – ITALI 22 Prill 2024

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Rondine Cittadella della Pace” Itali, ka hapur thirrje për aplikim në “World House program 2024 – 2025”, një përvojë unike për të rinjtë që duan të bëjnë ndryshime.
“Rondine” është një OJQ e angazhuar për të promovuar arsimin, ndryshimin social dhe dialogun. Thirrja është e hapur për të diplomuarit (ose studentët që fitojnë diplomën e tyre Bachelor deri në korrik 2024), të moshës 21-28 vjeç dhe të angazhuar në shoqërinë civile.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kalojnë 18 muaj në një kampus sfidues ndërkombëtar në Toskanë duke punuar në transformimin e konflikteve dhe angazhimin e komunitetit, duke kombinuar arsimin inovativ me një master (M1) në universitetet italiane.
Për ata që janë të interesuar të zbatojnë një projekt me ndikim social, “Rondine” ofron një trajnim shtesë 6-mujor për hartimin e projektit në fund të “World House program”.
Afati i fundit për aplikim është 28 prill 2024. Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në https://callforparticipants.rondine.org/

THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTËSH NË ŠIAULIAI STATE UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES - 8 Prill 2024

Šiauliai State University of Applied Sciences si institucion i arsimit të lartë në Lituani dhe partner i Kolegjit AAB, hap thirrjen për shkëmbim studentësh të nivelit bachelor në këto programe: Kulturë Fizike dhe Sport, Infermieri, Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike.
Afati i fundit për aplikim është 10 maj 2024.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/148iJxovtjENySUInicG14_tzvBOediCJJ3IuDG-CykU/viewform?edit_requested=true
Kriteret për aplikim dhe detajet e tjera janë si vijojnë:
• Të jenë në nivel Bachelor (semestri 1-5) dhe Master (semestri 1-3)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 (kjo të vërtetohet ose përmes testit ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
Afati kohor i studimeve: 23.09.2024 – 31.01.2025
Mbështetja financiare për 2 studentë të zgjedhur:
a. 4275 EUR (4000 EUR shpenzimet e banimit dhe jetesës) dhe
b. 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit)

THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTËSH NË SEMESTRIN E VJESHTËS 2024/2025 NË KOC UNIVERSITY 5 Prill 2024

Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në thirrjen për shkëmbim me Universitetin KOC Turqi për semestrin e vjeshtës/dimrit 2024/2025.
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Gjuhë Angleze, Ekonomi, Psikologji, Juridik deri me 26 prill 2024.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/127EknlpZh2_wzJK3xH_Z9GTm2qNOG9cWeIPyUJBrJJ8/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true
Ndërsa kriteret tjera për aplikim janë:
• Të jenë nga niveli i studimeve bachelor (semestri 1-5) dhe master (semestri 1-3)
• Të kenë njohuri të gjuhës angleze të nivelit B2 (kjo të vërtetohet ose përmes testit ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5, ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
• Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
• Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
MBËSHTETJA FINANCIARE
• Granti i udhëtimit: 275 euro
• Mbështetja mujore: 800 EUR (për rreth 4 muaj)

AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË HAP THIRRJEN PËR APLIKIM NË BURSA UNIVERSITARE NË FRANCË - 19 Mars 2024

Ambasada e Francës në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë hapur thirrjen për bursa universitare të nivelit master dhe doktoratë për studentët.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas nivelit të studimeve.
Në lidhje me kushtet, kriteret e aplikimit dhe dokumentet mund të informoheni përmes linkut të mëposhtëm: https://kosovo.ambafrance.org/Thirrje-per-aplikim-bursa-universitare-ne-France-2119

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE NGA UNIVERSITETI MASARYK – ÇEKI 15 Mars 2024

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në shkollën verore të organizuar nga Universiteti Masaryk – Çeki, nga data 16 qershor – 7 korrik 2024.
Tema e kësaj shkolle do jetë “Qëndrueshmëria Urbane: Angazhohu në të Ardhmen” e cila fokusohet në zhvillimin e qendrave urbane duke pasur parasysh edhe ndryshimet klimatike.
“Intro video” mund të shikohet në këtë vegëz: https://youtube.com/shorts/epyilpL6XQA
Afati për aplikim është deri me 20 mars, 2024 në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW
DETAJE TJERA RRETH SHKOLLËS VERORE:
Universiteti Masaryk ofron një pagesë të pjesëmarrjes prej 2600 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët pjesëmarrës në program.
Ky financim mbulon: tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social çdo-ditor si në Brno, ashtu edhe për tre ekskursione në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), akomodimin në Brno në këto udhëtime, si dhe mëngjesin.
Studentët mbulojnë personalisht biletat e udhëtimit nga Kosova për në Brno, shpenzimet për drekën dhe darkën e tyre gjatë programit. Pranohen deri në dy ose 3 studentë nga Kolegji AAB, në varësi të kapacitetit.
Studentët e interesuar duhet të regjistrohen në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW
Gjatë gjithë shkollës verore, studentët do të pajisen me njohuri dhe teknika që do t’i njoftojnë ata për qeverisjen me shumë nivele, planifikimin urban, cenueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në kohë ndryshimesh klimatike dhe krizash të tjera.
Struktura e kursit është si më poshtë:
Tre-katër ditë në javë në klasë, më pas udhëtim treditor në Pragë, Vjenë dhe Bratislavë. Programi është mjaft intensiv, ka shumë aktivitete mësimore formale dhe joformale, dhe vlerësimi i lëndës do të përbëhet nga provime, prezantime, ese, si dhe aktivitete në klasë.
Më shumë rreth programit mund të gjeni në: https://summeratmasaryk.cz/urban-sustainability-engage-in-the-future
Kriteret për aplikim:
• Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Arteve: Departamenti i Arkitekturës dhe Departamenti: Dizajn Enterier
• Studenti/studentja duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivelin B1/B2
• Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa marrë parasysh dallimeve gjinore, fetare, racore apo ekonomike
• Përzgjedhja bëhet me 21 mars, 2024 nga ana e Komisionit të Kolegjit.

THIRRJE PËR STUDENTËT E KOLEGJIT AAB PËR SHKËMBIM PËRMES ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN SWPS NË VARSHAVË - 1 Mars 2024

Universiteti SWPS në Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ fton studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në thirrje për nominime për dy semestra: semestrin dimëror dhe veror për vitin akademik 2024/2025.
Të drejtë aplikimi kanë studentët nga niveli BA semestri 2-5, dhe niveli MA semestri 1-3. Studentët përzgjidhen vetëm për njërin semestër dhe numri i studentëve të përzgjedhur do të jetë 6 për dy semestrat.
Afati për aplikim vlen deri me datën 30 mars 2024. Studentët e interesuar duhet së pari të aplikojnë përmes formës së mëposhtme: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdoUyDi7gYryStzI6JMpLV49IPnfXyWGXxJnlua4_NFXiFqbQ/viewform
MË SHUMË INFORMATA DHE DETAJE TË RËNDËSISHME RRETH THIRRJES:
Pas aplikimit studentët e përzgjedhur e dërgojnë nominimin me email në: [email protected], dhe duhet të përfshijnë informacionin e mëposhtëm:
• emri i universitetit
• emri i studentit
• emaili i studentit
• programi i zgjedhur
• semestri (pranverë / vjeshtë)
• niveli i studimit
Studentët, nominimet e të cilëve janë pranuar do të marrin një email me të gjitha informacionet pas periudhës së nominimit, në muajin maj 2024. Aplikimet e tyre do grumbullohen deri në fund të qershorit. Ju lutemi kini parasysh se paraqitja e një nominimi për kurset e psikologjisë nuk garanton pranimin e kandidatit pasi numri i vendeve është i kufizuar. Informacione shtesë do t’iu ofrohen kandidatëve në fillim të majit.
Informatë e rëndësishme: BA në Psikologji tani ofrohet në dy kampuse të ndryshme: Wrocław dhe Varshavë (Warszawa). Gjatë nominimit, ju lutemi specifikoni se cilin kampus preferon studenti. Nëse nuk ka preferencë, studentët do të caktohen në kampus në bazë të disponueshmërisë së vendeve.
Programet dhe kurset që ofrohen për studentët e shkëmbimit në vitin akademik vijues:
Bachelor:
a. Psikologji (Wrocław dhe Varshavë)
b. Studime Angleze, Bachelor (Varshavë)
c. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)
d. Dizajn (School of Form, Varshavë)
e. Dizajn Grafik (Wrocław) – kurs i ri në anglisht duke filluar nga 2024/25
Master:
a. Psikologji klinike (Varshavë)
b. Psikologjia e Organizimit dhe Teknologjisë (Varshavë)
c. Studime Angleze (Varshavë)
d. Menaxhimi dhe Udhëheqja (Varshavë)

THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTOR PËRMES ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN NEWTON - 26 Shkurt 2024

Është hapur thirrja për aplikim për studentët e Fakultetit të Psikologjisë dhe Ekonomisë (drejtimi menaxhment) nga niveli bachelor, për shkëmbim studentor përmes projektit Erasmus+ në universitetin Newton në Pragë të Çekisë.
Ky shkëmbim mundësohet për një semestër studimesh, nga shtatori deri në shkurt. Studentët së pari duhet të aplikojnë duke plotësuar formën e mëposhtme: https://docs.google.com/forms/d/1jS3_TiI2oXeOJoiyx0SuKgWiI9RDX7yytadjuehufHA/viewform?edit_requested=true#responses
Kriteret për aplikim janë:
• Të jeni student/e në njërin nga fakultetet: Psikologji dhe/ose Ekonomik (drejtimi i menaxhmentit)
• Të jeni në ndonjërin nga semestrat 2-5 (studentët e semestrit 1 dhe 6 nuk mund të aplikojnë)
• Të keni notë mesatare 9 e sipër
• Të keni njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 e sipër
Afati për aplikim është deri më 30 mars 2024, ndërsa vetëm 2 studentë do të përzgjidhen nga kjo thirrje. Studenti/ja që i plotëson kriteret duhet të aplikojë më pas në sistemin e universitetit çek, në vegëzën e dhënë në vazhdim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeUkxaTRMkXKVnpJQw-qXJCaMdEN7T-zoLbUMzNGquvdAc2mA/viewform

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKËMBIMIN STUDENTOR PËRMES ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN AUREL VLACIU ARAD, RUMANI - 9 Shkurt 2024

Ftohen studentët e Fakultetit të Psikologjisë, Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të aplikojnë për shkëmbim studentor përmes projektit Erasmus+ në Universitetin Aurel Vlaciu Arad në Rumani. Ky shkëmbim do të realizohet për një semestër që zgjat nga 11 mars deri me 25 qershor 2024.
Studentët duhet të aplikojnë përmes këtij linku. Afati i aplikimit vlen deri me 13 shkurt 204, ku do të përzgjidhet vetëm një student. Ai/ajo që plotëson kriteret duhet të aplikojë më pas në këtë link.
DETAJE TJERA RRETH APLIKIMIT:
Bursa e përcaktuar është 800 euro/month. 210 euro i takojnë për udhëtim nëse udhëtimi bëhet përmes trenit ose autobusit ndërsa 180-euro për mënyrë standard të udhëtimit, pra me aeroplan.

Thirrje për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024 - Shkurt 2024

Universiteti i Shkencave të Aplikuara SMK në Klaipeda të Lituanisë ka hapur thirrjen për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024, për studentët dhe profesorët e Kolegjit AAB.
Ky kurs financohet nga Fondacioni për Mbështetjen e Shkëmbimeve në Arsim: (www.smpf.lt). Programi kombinon katër javë mësimi dhe punëtori intensive të gjuhës lituaneze me një gamë të larmishme ngjarjesh kulturore, turne turistike dhe ekskursione për t’u njohur me historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës në Lituani. Kursi veror i gjuhës dhe kulturës lituaneze do të zhvillohet nga 1- 30 gusht 2024 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK, Kalvarijų rr. 137E, Vilnius Lituani. Afati për aplikim vlen deri në datën 1 mars 2024. Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu.
DETAJE TJERA RRETH KURSIT:
Dispozitat financiare:
1) Pjesëmarrësi i pranuar për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të marrë një bursë prej 825 EUR (pas mbërritjes në Lituani).
2) Tarifat e shkollimit për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të mbulohen nga Republika e Lituanisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK.
3) Çdo tarifë tjetër, kosto udhëtimi dhe akomodimi do të mbulohet nga studenti/anëtarët e stafit.
Informacionet mund t’i gjeni në: https://www.smk.lt/en/neës/lithuanian-language-and-culture-summer-course/365
Nëse keni nevojë për më shumë informacion, mund të kontaktoni, znj. Donata Dulke, [email protected]

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 04.09.2023, ora 16:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023/2024.

Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo Juridik
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Linku: https://www.hs-schmalkalden.de/en/international/incoming-students/courses-for-incomings/exchange-students

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/soUECaGyHG12pw268

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 04/09/2023, ora 16:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 25.06.2023, ora 16:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin dimëror 2023/2024.

Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/k2eRztxUDG3Wed8q8

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 25/06/2023, ora 16:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Masaryk University - Afati i fundit: 14.04.2023; ora 11:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Masaryk University, Republika Çeke, për semestrin dimëror 2023/2024.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB
 Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
 Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Masaryk University për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Lëndët mund të i shikoni në linkun: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue (fokusohuni tek Autumn Semester).

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/jfZXcDf5JUV8fCqo6

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 14/04/2023, ora 11:00.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

 Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Republikën Çeke.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 18.11.2022, ora 13:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB në vitin e dytë të studimeve, niveli Bachelor
 Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/xhTyGvPpVhsPPd8y7

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 18/11/2022, ora 13:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

 Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

ME  VETË-FINANCIM TË PJESSHËM APO TË PLOTË

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në Kampin Veror Ndërkombëtar - Le Mans Université - Afati i fundit: 12.05.2023

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në Kampin Veror Ndërkombëtar të organizuar nga Le Mans Université, Francë nga data 19.06.2023 - 18.07.2023.

Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link:
https://fle-campus-ete.univ-lemans.fr/en/index.html

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në shkollën veror "Denialism and Conspiracy Theories in EU: Logic and Political Forms" - Sant'Anna School of Advanced Studies - Afati i fundit: 28.04.2023

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore "Denialism and Conspiracy Theories in EU: Logic and Political Forms" të organizuar nga Sant'Anna School of Advanced Studies, Itali nga data 19.06.2023 - 23.06.2023 në Pisa.

Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link duke klikuar në Download the brochure in English: https://www.santannapisa.it/en/alta-formazione/denialism-and-conspiracy-theories-eu-logic-and-political-forms

Thirrje për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Sciences - Afati i fundit: 27.04.2023; ora 11:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Science, Belgjikë, për semestrin dimëror 2023/2024.

Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+ dhe studentët që aplikojnë duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, dhe qëndrimit në Belgjikë. Studentët lirohen nga pagesa e semestrit në Thomas More University of Applied Sciences dhe paguajnë vetëm shpenzimet e semestrit në kolegjin AAB.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB në fushën e Dizajnit Grafik
 Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
 Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Thomas More University of Applied Science, në programin Interior Design, duke ndjekur linkun https://www.thomasmore.be/en/exchange-programmes/exchange-programme-interior-design

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/Zxax47cCHqFdnpzBA

Data e fundit për aplikim: 27/04/2023, ora 11:00

Shpjegim: Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+.

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” - Masaryk University - Afati i fundit: 27.02.2023; ora 23:59

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” të organizuar nga Masaryk University, Brno, Republika Çeke nga data 18.06.2023 - 09.07.2023.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Fakultetit Juridik, Administratës Publike, apo Komunikimit Masiv
 Student i nivelit Bachelor apo Master
 Të ketë njohuri të gjuhës angleze (B1-C2)

Masaryk University do të mbuloj tarifën e pjesëmarrjes prej 2300 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët e kolegjit AAB për të marrë pjesë në këtë program. Ky financim mbulon tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social ditor si në Brno, ashtu edhe në tre ekskursione 3-ditore në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), dhe akomodimin e tyre në Brno dhe në këto udhëtime. Studentët do të jenë përgjegjës për të vetë-financuar vaktet e tyre ushqimore gjatë programit dhe për udhëtimin nga Kosova në Brno dhe anasjelltas.

Afati i fundit për aplikim: 27.02.2023; ora 23:59.

Linku për aplikim: https://forms.gle/m7xaHN4BdLPhsqbX7
Më shumë rreth programit: https://summeratmasaryk.cz/birth-and-death-of-democracy.

E RËNDËSISHME! Ju lutemi vini re se Zyra Ndërkombëtare e Kolegjit AAB mund të nominoj vetëm tre studentë, por administrata e Universitetit Masaryk do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e të tre kandidatëve apo vetëm njërit prej tyre.

LISTA E THIRRJEVE PER STUDENTË