Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimi

ASPEKTI NDËRKOMBËTAR

Kolegji AAB është një nga institucionet më të mira private të arsimit të lartë jo vetëm në Kosovë dhe mbase edhe në rajon, që do të thotë përfshirë vendet e Evropës Juglindore dhe rangohet në mesin e kolegjeve premtuese me synim zhvillim më të qëndrueshëm në fushën e kërkimeve. Lidhjet tona ndërkombëtare kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e bashkëpunimit me universitete, kolegje dhe institucione të tjera të arsimit, duke zhvilluar kësisoji edhe ndërgjegjësimin e vet institucionit tone lidhur me zhvillimet globale në fushë të arsimit. Kolegji AAB është i përqendruar në arritjen e standardeve të larta dhe përsosmërisë në projekte kërkimore ndërkombëtare dhe në anëtarësim në shumë organizata prestigjioze ndërkombëtare dhe rrjete universitare. Ne gjithashtu mbështesim aktivisht mobilitetin e studentëve dhe të stafit akademik.

Ne kemi hyrë në mesin e kolegjeve premtuese të Evropës sa i përket përkrahjes së studentëve që dhe stafit akademik të cilët lëvizin si rezultat i mobilitetit akademik në programin Erasmus. Programet e tjera të Bashkimit Evropian janë gjithashtu të rëndësishme për ne. Duhet theksuar programin Erasmus Mundus i cili u mundëson studentëve të marrin diploma të përbashkëta masteri ose doktorature nga më shumë se një universitet e që është një nga synimet tona për aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme.

Kolegji AAB thekson rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të zbatuar në bazë të marrëveshjeve në nivelin e Kolegjit dhe marrëveshjeve ndër-universitare dhe ndërmjet kolegjeve të ndryshme. Ky bashkëpunim aktualisht përfshin një numër kolegjesh partnere dhe universitetesh jo vetëm nga rajoni, Evropa dhe Sh.B.A por edhe të tjerë. Bashkëpunimi me kolegje partnere dhe universitete zhvillohet në një gamë të gjerë fushash duke ngërthyer lëvizjen e studentëve dhe të stafit akademik, përmes projekteve të përbashkëta kërkimore, deri te seminaret, konferencat dhe shkollat verore.

Marrëveshjet e fakulteteve janë një mekanizëm tjetër i përdorur gjerësisht për ta mbështetur lëvizshmërinë ndërkombëtare. Këto marrëveshje mundësojnë që Kolegji AAB të marrë pjesë në një numër aktivitetesh me institucionet e tij partnere dhe ofron mundësi për studentët ndërkombëtarë që të kenë qëndrime afat-shkurta në Kolegjin AAB.

Kolegji AAB gjithashtu mbështet aktivitete të organizuara dhe / ose të realizuara përmes programeve dhe fondacioneve të tjera pavarësisht programeve  ekzistuese të shkëmbimeve.

Kolegji AAB i ka dyert e hapura për studiuesit ndërkombëtarë me qëllim të të forcuarit të pozitës së tij si kolegj ndërkombëtarisht i pranuar dhe respektuar.

Kolegji AAB gjithashtu merr pjesë në shumë organizime prestigjioze ndërkombëtare me të cilat bashkëpunohet për të arritur qëllime të përbashkëta duke respektuar identitetin e secilit institucion partner dhe duke përfshirë pjesëmarrje aktive nga studentët dhe stafi akademik.