Marrëveshjet Bilaterale

Kolegji AAB ka nënshkruar më shumë se 80 marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme arsimore dhe jo-arsimore brenda dhe jashtë vendit. Këto marrëveshje bashkëpunimi synojnë zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, shkëmbimin dhe fushën e punës praktike në institucionet dhe organizatat vendore.

Për më tepër, Kolegji AAB ka disa fusha të tjera që lehtësojnë zhvillimin e bashkëpunimit, përfshirë faqen në internet, numrin e madh të profesorëve të rregullt që flasin gjuhë të huaja, qasjen aktive të profesorëve në programe dhe nisma të ndryshme siç është bashkëpunimi në arsim dhe hulumtime të tjera.

Çdo vit Kolegji AAB ndan fondin vjetor prej 3% nga të ardhurat e veta totale për mbështetje dhe zhvillim të aktiviteteve të ndryshme individuale, grupore ose institucionale në hulumtime në vend dhe jashtë tij.