Me kënaqësi të madhe ftojmë kolegët dhe partnerët tanë të nderuar nga rajoni dhe mbarë bota të marrin pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit të Kolegjit AAB, që do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, nga data 12 deri më 16 maj 2025.
Ky event bashkon profesionistë akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme për një javë shkëmbimi intelektual, zhytjeje kulturore dhe ndërveprimesh sociale kuptimplota. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një program dinamik leksionesh dhe punëtorish, të udhëhequra nga kolegë të shquar nga universitetet tona partnere, duke mbuluar një gamë të gjerë temash. Gjatë Javës do të organizohet edhe Konferenca Ndërkombëtare me temën: “AI në Epokën e Transformimit: Progresi, Sfidat dhe Drejtimet e Ardhshme.” Këto sesione synojnë të promovojnë ndarjen e njohurive, të frymëzojnë bashkëpunime dhe të nxisin ide inovative. Për më tepër, pjesëmarrësit që dëshirojnë të kombinojnë sesionet e mësimdhënies dhe trajnimit gjatë Javës Ndërkombëtare janë të mirëpritur ta bëjnë këtë.
Përtej agjendës akademike, Java Ndërkombëtare e Stafit do të përfshijë një sërë aktivitetesh kulturore dhe sociale, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të eksplorojnë trashëgiminë e pasur të Kosovës. Nga performancat kulturore te vizitat në qytet dhe eventet shoqërore, këto aktivitete do të ndihmojnë në krijimin e miqësive ndërkombëtare dhe një atmosfere mikpritëse e gjithëpërfshirëse.
Jemi të bindur se pjesëmarrja juaj do ta pasurojë ndjeshëm këtë event, duke kontribuar në suksesin e tij dhe duke përmirësuar përvojën kolektive. Me padurim presim t’ju mirëpresim ju dhe delegacionin tuaj në Kolegjin AAB në Prishtinë për një javë mësimi, bashkëpunimi dhe eksplorimi kulturor.
Në bashkëngjitje do të gjeni formularin e regjistrimit, i cili përfshin të gjitha detajet e nevojshme për lehtësinë tuaj.
Afati i fundit për regjistrim është 10 mars 2025.
Me kënaqësi të madhe, ftojmë kolegët dhe partnerët tonë nga rajoni dhe më gjerë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë. Ngjarja do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 maj 2024.
Jemi të lumtur që do të bashkojmë profesionistë akademikë dhe ekspertë nga vende të ndryshme për një javë shkëmbimi intelektual, pasurimi kulturor dhe ndërveprim social.
Gjatë Javë Ndërkombëtare do mbahen një seri leksionesh/seminaresh që do të zhvillohen nga kolegë të dalluar nga universitetet partnere, duke mbuluar një gamë të gjerë lëndësh dhe disiplinash. Këto sesione synojnë të nxisin ndarjen e njohurive, bashkëpunimin dhe eksplorimin e ideve të reja.
Përveç programit akademik, ne do të mbajmë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sociale për t’ju ofruar mundësinë për të përjetuar trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës dhe për të forcuar miqësitë ndërkombëtare. Këto aktivitete do të përfshijnë shfaqje kulturore, turne në qytet dhe vend dhe ngjarje
sociale për të krijuar një atmosferë të gjallë dhe gjithëpërfshirëse.
Ne besojmë se prania juaj në Javën Ndërkombëtare do të kontribuojë shumë në suksesin e saj dhe do të përmirësojë përvojën e përgjithshme për të gjithë. Ju mirëpresim ju dhe delegacionin tuaj në Kolegjin AAB, në Prishtinë, për këtë aktivitet pasurues dhe bashkëpunues.
Kemi kënaqësinë të ftojmë kolegët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë nga universitetet partnere, dhe jo vetëm, të marrin pjesë në Javën tonë Ndërkombëtare të Stafit 2023, e cila do të mbahet në Kolegjin AAB, në Prishtinë, Kosovë, në periudhën 15-19 maj 2023.
Qëllimi kryesor i këtij eventi është të ftojë stafin akademik dhe administrativ nga institucionet e arsimit të lartë nga vende të ndryshme dhe t’u ofrojë atyre një mundësi për të takuar stafin dhe studentët tanë, duke eksploruar kështu një kontekst të ndryshëm akademik dhe kulturor! Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të promovojnë institucionin dhe rrjetin e tyre me shumë mysafirë të pritur dhe përfaqësues nga IAL të tjera në mbarë botën! Kjo do të jetë një javë plot aktivitete kulturore dhe sociale të cilat do t’ju garantojnë një eksperiencë autentike në Kolegjin tonë, qytetin dhe rajonin tonë.
Bashkohuni me ne dhe mësoni më shumë për jetën tonë të përditshme në Kolegjin AAB dhe gjithashtu ndani përvojat tuaja! Kosova ka një mjedis shumë të larmishëm dhe një kulturë shumë gjithëpërfshirëse, ashtu siç ka edhe AAB.
Ngjarja forcon idenë e ndërkombëtarizimit në vend duke ruajtur dhe zhvilluar bashkëpunimin ndërkombëtar në të njëjtën kohë. Kështu, pjesëmarrja juaj do të vlerësohej shumë!
Stafi i Kolegjit AAB mezi pret t’ju mirëpres në Kosovë!