Erasmus+ / Programi i Shkëmbimeve

Kolegji AAB merr pjesë aktive në programin Erasmus+ dhe mbështet shkëmbimet e studentëve në vendet partnere të Erasmus dhe shkëmbimin stafit për  mësimdhënie dhe trajnim. Karta e Erasmus Charter mund të shihet në linkun e mëposhtëm.

Kosova ende nuk është një vend me të drejta të plotëfuqishme në Bashkimin Evropian dhe nuk është e njohur nga të gjitha vendet e BE-së meqë 5 vende anëtare të saj (Greqia, Rumunia, Qiproja, Spanja dhe Sllovakia)ende  nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse disa nga këto shtete e pranojnë pasaportën e saj. Duke qenë një vend ku qytetarëve u kërkohet të marrin viza për lëvizjen e tyre, një nga mënyrat më të përshtatshme për të arritur universitetet e tjera prestigjioze është kryesisht përmes programit të shkëmbimit Erasmus+.

AAB është pjesë e programit dhe synon krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies, dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurta kohore me anë të bursave të Erasmus+. Mobiliteti i ofruar nga ky program përfshin shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin I (Baçelor), II (Master), dhe III  (Doktoratë)  si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ për mësimdhënie apo trajnim.