Thirrjet për stafin

TË FINANCUARA NGA ERASMUS+

Thirrje për shkëmbim të stafit për trajnim (Training Mobility) - Šiauliai University - Afati i fundit: 20.09.2023

Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Šiauliai University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus+.

Kriteret për aplikim

 Staf i angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB në njërën nga fushat: Financa, Kontabilitet, Shkenca Kompjuterike
 Të keni njohuri të gjuhës angleze - të paktën niveli B2

Kriteret e përzgjedhjes

 Përfitues i mundësisë për mobilitet për herë të parë (20 pikë)
 Letra Motivuese - ne gjuhën angleze (30 pikë)
 Njohuri e gjuhës angleze (20 pikë)
 CV (20 pikë)
 Përshtatshmëria akademike me natyrën e shkëmbimit (për shkëmbim për trajnim) dhe plani për temat që do të shtjellohen (për shkëmbim për mësimdhënie) (10 pikë)
 Refuzimi/mospjesëmarrja në mobilitete të kaluara, pas përzgjedhjes, pa ndonjë arsye të qartë (-30 pikë)

Rreth Šiauliai University: https://www.sa.vu.lt/

Linku për aplikim: https://forms.gle/WCrNSuZKZQDhubr27
Data e fundit për aplikim: 20.09.2023

Thirrje për shkëmbim të stafit për trajnim (Training Mobility) - Edward Bernays University of Applied Sciences - Afati i fundit: 14.09.2023

Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Edward Bernays University of Applied Sciences, Zagreb, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+.

Kriteret për aplikim

 Staf i angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
 Të keni njohuri të gjuhës angleze - të paktën niveli B2

Kriteret e përzgjedhjes

 Përfitues i mundësisë për mobilitet për herë të parë (20 pikë)
 Letra Motivuese - ne gjuhën angleze (30 pikë)
 Njohuri e gjuhës angleze (20 pikë)
 CV (20 pikë)
 Përshtatshmëria akademike me natyrën e shkëmbimit (për shkëmbim për trajnim) dhe plani për temat që do të shtjellohen (për shkëmbim për mësimdhënie) (10 pikë)
 Refuzimi/mospjesëmarrja në mobilitete të kaluara, pas përzgjedhjes, pa ndonjë arsye të qartë (-30 pikë)

Shënim: Shkëmbimi do të zhvillohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të organizuar nga Bernays University (5-7 dhjetor) si dhe Bernays Forum 2023 (8-9 dhjetor 2023; si pjesëmarrës pasiv).

Rreth Bernays University of Applied Sciences: https://www.bernays.hr/en
Rreth Bernays Forum 2023: https://www.bernays.hr/en/o-nama/bernays-forum-2023

Linku për aplikim: https://forms.gle/AUdTLmqWjnMFFaXH9
Data e fundit për aplikim: 14.09.2023

Thirrje për shkëmbim të stafit (Training & Teaching) - Masaryk University - Afati i fundit: 14.04.2023

Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit apo shkëmbim për mësimdhënie në Masaryk University, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+.

Kriteret për aplikim

 Të jeni staf akademik apo hulumtues dhe të angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
 Të keni njohuri të gjuhës angleze (të paktën niveli B2)
 Kritere të tjera të përcaktuara nga programi i mobilitetit që zgjedhni

Shënim: Përparësi kanë stafi që nuk kanë përfituar nga mundësia për mobilitet më parë, gjithësesi mund të aplikojnë edhe stafi që ka qenë në shkëmbim në të kaluarën.

Rreth MUNI: https://www.muni.cz/en

Linku për aplikim: https://forms.gle/kEETXuNEsssRtDx27
Data e fundit për aplikim: 14.04.2023

Thirrje për shkëmbim të stafit (Training) - Radboud University Summer School - Afati i fundit: 09.02.2023

Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Radboud University, në kuadër të programit Erasmus+. Specifikisht, shkëmbimi do të zhvillohet në kuadër të shkollës verore e cila organizohet nga Radboud University, një nga qendrat kryesore akademike të ekselencës në Holandë.

Pjesëmarrja në Shkollën Verore Radboud është një mundësi e shkëlqyer për të u përfshirë në programe të shkurta trajnimi të cilat mund të i gjeni në linkun në vazhdim: https://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/overview-courses-2023/

Kriteret për aplikim

 Të jeni staf akademik apo hulumtues dhe të angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
 Të keni njohuri të gjuhës angleze (të paktën niveli B2)
 Kritere të tjera të përcaktuara nga programi i trajnimit që zgjedhni

Si mund të aplikoni?

Fillimisht, kontrolloni listën e programeve të trajnimit të cila ofrohen (linku më lartë) dhe sigurohuni që i plotësoni kriteret e caktuar për të ndjekur atë program. Këtë mund ta bëni duke klikuar mbi programin e trajnimit që dëshironi dhe nëse shkoni në fund të faqes i shihni specifikat e pjesëmarrjes. Disa programe ofrohen online dhe disa fizikisht, prandaj ju lutemi kontrolloni edhe këtë pjesë.

Nëse mendoni se keni gjetur programin adekuat për ju dhe i plotësoni kushtet për regjistrim, atëherë duhet të plotësoni linkun: https://forms.gle/EbpQA95tYNSw9zvCA Kolegji AAB do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe stafi do të përzgjidhet për nominim varësisht vendeve të lira, angazhimit tuaj, profilit tuaj, etj.

Afati i fundit për aplikim është: 09.02.2023

INFORMATA ME RËNDËSI

 Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në AAB do të ju njoftojë për rezultatet dhe sipas tyre do të bëj nominimin në Radboud University. Nëse nominoheni, do të pranoni edhe një email nga Radboud University me informacion në lidhje me aplikimin tjetër online. Kostot totale të tarifës së shkollës verore do të zbriten nga granti total i Erasmus+ që do të pranoni.

 Pasi pjesëmarrësi të ketë dorëzuar një aplikim të plotë tek Radboud University, drejtuesi i programit nga Radboud do të shqyrtojë aplikacionin. Nëse pjesëmarrësi pranohet, pjesëmarrësi do të marrë një e-mail me informacion praktik për Shkollën Verore dhe një e-mail të veçantë me udhëzime se si të përfundojë aplikimi për bursën Erasmus+.

 Në rast se drejtuesi i programit nuk mund ta pranojë pjesëmarrësin në program (për shkak se vendet janë plotësuar ose për shkak se niveli arsimor ose sfondi i pjesëmarrësit nuk është i përshtatshëm për programin) ata do të përpiqen t'i ofrojnë pjesëmarrësit një zgjedhje të ndonjë programi tjetër. Në rast se pjesëmarrësi nuk mund të pranohet në ndonjë program tjetër veror, atëherë bursa kalon tek ndonjë kandidat tjetër.

 Pas miratimit të drejtuesit të programit specifik, pjesëmarrësi do të marrë një letër për çmimin e grantit brenda dy javësh duke u informuar për shumën e grantit/bursës. Granti ofrohet pas arritjes në Holandë.

ME  VETË-FINANCIM TË PJESSHËM APO TË PLOTË

Thirrje për aplikim: Java Ndërkombëtare e Stafit në Universite de Caen Normandie - Afati i fundit: 06.04.2023

Çdo vit, Université de Caen Normandie i kushton një javë të tërë partnerëve të tij global, duke i dhënë mundësinë për të zbuluar institucionin dhe trashëgiminë unike historike të rajonit të Normandisë. Përmes sesioneve, takimeve dhe prezantimeve të fakultetit dhe stafit, Université de Caen Normandie do të ndaj praktikat më të mira dhe do të shkëmbej informata mbi çështje dhe objektiva të përbashkëta që lidhen me arsimin ndërkombëtar.

Edicioni i vitit 2023 i Javës Ndërkombëtare në Université de Caen Normandie do të mbahet më 10-12 maj, në kampusin kryesor të UNICAEN që ndodhet në qendër të qytetit të Caen. Tarifa e pjesëmarrjes prej 50 euro (që mbulon të gjitha vaktet ushqimore të përmendura në program dhe ekskursionin gjysmëditor në vende me rëndësi historike) si dhe shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit duhet të mbulohen nga vetë stafi.

Për të parë programin e plotë vizitoni: https://www.unicaen.fr/ipw2023

Aplikimi filimisht bëhet në linkun https://forms.gle/CDmRVTo3aS5ozfov8 dhe më pas do të udhëzoheni për plotësimin e formës që përdoret nga Universiteti i Caen Normandisë.

Data e fundit për aplikim: 06.04.2023

Thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore - Ekosistemet Malore dhe Menaxhimi i Burimeve - Bükk, Hungari

Instituti Grassroots Canada organizon Shkollën Verore me temën Ekosistemet Malore dhe Menaxhimi i Burimeve që do të mbahet në datat 11-20 shtator 2023 në malet Bükk, Hungari.

Ky program trajnimi ndërkombëtar shqyrton ekosistemet malore në kontekste të zhvillimit njerëzor dhe burimeve natyrore, parimeve të menaxhimit të burimeve natyrore dhe qeverisjes së burimeve për ruajtje të qëndrueshme. Duke përshkruar rastet studimore nga një gamë e gjerë e burimeve natyrore aktuale në të gjithë globin, programi merr në konsideratë se si aspekte të ndryshme sociale, politike, ekonomike, kulturore, dhe gjinore konkurrojnë për dhe mbështesin burimet natyrore në ekosistemet malore.

Studentë, hulumtues, dhe mësimdhënës që dëshirojnë të informohen për ekosistemet malore dhe zhvillimin e qëndrueshëm mund të aplikojnë. Informacioni i detajuar rreth programit dhe formës së aplikimit gjendet në faqen e internetit www.grassrootsglobal.net/mer2023.