Shkolla verore organizohet në kuadër të projektit EU Business Law, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të skemës Jean Monnet Module të programit Erasmus+.
Ligjet dhe rregullativat evropiane të të bërit biznes përbëjnë një bazë të domosdoshme për kuptimin e funksionimit të tregut të përbashkët evropian. Ky kurs veror synon t’u ofrojë studentëve njohuri praktike dhe teorike mbi kuadrin ligjor që rregullon aktivitetet ekonomike brenda Bashkimit Evropian.