TË FINANCUARA NGA ERASMUS+
Ftohet stafi i Kolegjit AAB të aplikojë për pjesëmarrje në International Staff Training Week 2025, të organizuar nga Abdullah Gül University (AGU), Kayseri Turqi, nga 12-16 maj 2025.
Tema e këtij viti është: “Ndërkombëtarizimi në tri dimensione: Arsim, Kërkim dhe Ndikim Shoqëror”.
Për ta kryer aplikimin tuaj, ju lutem plotësoni formularin e dhënë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfSOFkgdkfGgvYW2x7blivcYQlHUaUV4WpK13YRKFxCanA/viewform
Vërejtje: Universiteti Abdullah Gül nuk ofron asnjë grant ose mbështetje financiare (p.sh., Erasmus+ ose të ngjashme) për pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit janë përgjegjës për mbulimin e shpenzimeve të veta.
Zyra e Programeve Ndërkombëtare e Universitetit Koç do të organizojë Javën e 8-të Ndërkombëtare të Stafit & Panairin e studimeve jashtë vendit, për të bashkuar anëtarë të stafit nga institucione partnere të ndryshme, me qëllim eksplorimin e temave kryesore lidhur me programet e shkëmbim ndërkombëtar, përvojat e studentëve dhe partneritetet globale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në diskutime dhe sesione të pasura, duke zbuluar gjithashtu thesaret kulturore të Stambollit.
Linku për aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfc8bTYemQm8U1KCfGJLt0ZIJnsLlLwmjSNltkG4flXPXj-dA/viewform
Ftohen stafi i Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies në Universitetin Rumuno–Amerikan, e cila do të mbahet nga 17 deri më 21 mars 2025.
Kjo iniciativë synon të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin akademik ndërmjet institucioneve. Anëtarët e interesuar të stafit inkurajohen të alikojnë përmes vegëzës së dhënë për këtë mundësi të vlefshme për të bashkëpunuar me kolegë ndërkombëtarë:
https://docs.google.com/forms/d/1c0gMt8ZsA2PYNXUQ6wwMRPiAbjtvsM38r0PubM7XXrw/edit#settings
Afati për aplikim është deri me: 30 janar 2025. Përzgjedhja bëhet me datën 31 janar 2025.
Radboud University ka hapur thirrjet për shkollën verore, e cila do mbahet nga 23 qershor 2025 – 4
korrik 2025.
Kjo shkollë ofron mbi 25 kurse në gjuhën angleze, në shkenca sociale, shkenca humane dhe me gjerë.
Kriter i rëndësishëm përzgjedhjeje: bursa ofrohet vetëm për kandidatët doktoralë dhe stafin që janë me
kontrata të rregullta pune në Kolegjin AAB.
Për aplikimin tuaj duhet të plotësoni formën:
https://docs.google.com/forms/d/1ROUz-
O7rhXjciru_m7D4diU49c54rgzXEV_0GfnP2iA/viewform?edit_requested=true
Afati për aplikim zgjat deri me 10 shkurt 2025.
1. Kriter i rëndësishëm përzgjedhjeje: bursa ofrohet vetëm për kandidatët doktoralë dhe stafin që janë
me kontrata të rregullta pune në Kolegjin AAB.
2. Pjesëmarrësit e nominuar do të marrin një email nga RADBOUD me informacion në lidhje me
aplikacionin online. Kostot totale të tarifës së kursit do të zbriten nga granti total i Erasmus+ që do të
marrë pjesëmarrësi.
3. Ju lutemi vini re se granti Erasmus+ nuk mbulon të gjitha kostot. Është thjesht një kontribut financiar.
Udhëzuesi i bashkangjitur buxhetor mund të ndihmojë të shihni se çfarë mbulohet e çfarë jo.
4. Pasi pjesëmarrësi të ketë dorëzuar aplikimin e plotësuar, ai aplikacion do të shqyrtohet. Nëse
pjesëmarrësi pranohet, pjesëmarrësi do të marrë një e-mail me informacion praktik për Shkollën Verore
dhe një e-mail të veçantë me udhëzime se si të përfundojë aplikimi për bursën Erasmus+.
5. Pas miratimit nga drejtuesit e kursit specifik, pjesëmarrësi do të marrë një letër për grant brenda dy
javësh duke e informuar për shumën e grantit. Atyre do t’u dërgohet një Marrëveshje Granti 30 ditë
përpara mbërritjes në vendin ku do të qëndrojnë. Përafërsisht një javë para, do të merrni informacion
në lidhje me pagesën e grantit, i cili do të vihet në dispozicion pas mbërritjes në Holandë.
6. Për pyetje rreth procedurës së bursave mund të kontaktoni Koordinatorin Erasmus+: [email protected]
7. Për aplikimin tuaj, plotësoni së pari formën e dhene ne kete vegez:
https://docs.google.com/forms/d/1ROUz-O7rhXjciru_m7D4diU49c54rgzXEV_0GfnP2iA/edit
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Primorska në Slloveni, ftohen të aplikojnë deri me 31 janar 2025.
Kjo javë do mbahet nga 31 mars – 4 prill 2025, e cila përfshin: punëtori interaktive, turne në kampus, tryeza dhe panele, takime për rrjetëzim etj.
Linku për aplikim: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=p-khtNHk-0ux6O_maY-5e-
iMyJnNGIFAiiWK98SRxSJUQVZPNzVDVUJTVTNNNTlWRlhWVThTOEhTNC4u&utm_medium=email&utm_
source=newsletter_567&utm_campaign=2025-university-of-primorska-staff-week-on-student-
engagement—31-march—4-april-2025–2-&utm_id=567&route=shorturl
Aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre të aplikimit në fillim të shkurtit. Aplikacionet do të
vlerësohen duke ftuar 30 pjesëmarrës (maksimum 2 për institucion). Për informacion shtesë, kontaktoni
në: [email protected].
Kemi kënaqësinë të ftojmë anëtarë të stafit akademik nga disa fusha të Kolegjit AAB që të marrin pjesë.
Vetëm një përfaqësues nga stafi mund te shkojë me fond te ERASMUS+ kurse të tjerë mund të shkojnë me shpenzime vetanake.
Për detaje dhe informacione të përgjithshme rreth ngjarjes, ju lutemi referojuni vegëzës më poshtë:
Happiness at work 2024
Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2024. Për t’u regjistruar, ju lutemi plotësoni registration link. Por paraprakisht regjistroheni ne sistemin online te Kolegjit AAB:
https://docs.google.com/forms/d/1JFIvEPFqzzMinUt0Vqdd4Kl5e8HqnaPEEoExGJy3EXQ/edit
Është hapur thirrja për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga data 13 – 17 maj 2024, nga Universiteti KOC të Turqisë.
Mundësi përzgjedhjeje kanë vetëm 2 anëtarë të stafit të Kolegjit AAB, që do të jenë pjesë e mobilitetit dhe do të financohen nga programi Erasmus+ IMC.
Kriteret për aplikim janë:
1. Të jeni staf i rregullt i Kolegjit AAB
2. Të keni njohuri të nivelit B2 të gjuhës angleze
3. Të jeni pjesë e menaxhmentit (dekane ose zv.dekane) që merret me çështje të ndërkombëtarizimit të institucionit, çështje gjinore dhe bibliotekë
Aplikimi duhet të bëhet përmes vegëzës: https://docs.google.com/forms/d/1yntQCgLJu3npGX3xrNFG_4-erDj7F0eYg-ujc4hFXo8/edit
Afati i fundit për aplikim është 1 mars 2024.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara SMK në Klaipeda të Lituanisë ka hapur thirrjen për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024, për studentët dhe profesorët e Kolegjit AAB.
Ky kurs financohet nga Fondacioni për Mbështetjen e Shkëmbimeve në Arsim: (www.smpf.lt). Programi kombinon katër javë mësimi dhe punëtori intensive të gjuhës lituaneze me një gamë të larmishme ngjarjesh kulturore, turne turistike dhe ekskursione për t’u njohur me historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës në Lituani. Kursi veror i gjuhës dhe kulturës lituaneze do të zhvillohet nga 1- 30 gusht 2024 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK, Kalvarijų rr. 137E, Vilnius Lituani. Afati për aplikim vlen deri në datën 1 mars 2024. Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu.
DETAJE TJERA RRETH KURSIT:
Dispozitat financiare:
1) Pjesëmarrësi i pranuar për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të marrë një bursë prej 825 EUR (pas mbërritjes në Lituani).
2) Tarifat e shkollimit për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të mbulohen nga Republika e Lituanisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK.
3) Çdo tarifë tjetër, kosto udhëtimi dhe akomodimi do të mbulohet nga studenti/anëtarët e stafit.
Informacionet mund t’i gjeni në: https://www.smk.lt/en/neës/lithuanian-language-and-culture-summer-course/365
Nëse keni nevojë për më shumë informacion, mund të kontaktoni, znj. Donata Dulke, [email protected]
Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollën Verore për Lidership 2024, e cila mbahet nga 6 – 16 gusht 2024 në Shtutgart të Gjermanisë.
Kushtet për aplikim janë:
Aplikantët duhet të jenë studentë ose të sapodiplomuar nga 21 deri 26 vjeç
Duhet të kenë origjinën nga Evropa Qendrore ose Lindore
Kërkohet nivel i mirë i gjuhës angleze
Kërkohen kandidatë që janë të motivuar, proaktivë dhe të gatshëm për t’u sfiduar
Përfshirja aktive në aktivitetet e komunitetit do të konsiderohet si avantazh
Aplikimet mbeten të hapura deri më 15 shkurt 2024. Kandidatët e interesuar duhet të klikojnë faqen e organizatës dhe ta plotësojnë aplikacionin: https://www.mummert-alumni.de/leadership-summer-school-2024/
Për hollësi të tjera, shikoni faqen zyrtare: https://www.mummert-alumni.de/about-the-association/
Ftohen kandidatët doktoralë dhe stafi akademik të marrin pjesë në shkollën verore të 2024, e organizuar nga Universiteti Radboud në Holandë. Pjesëmarrja në këtë shkollë është një mundësi e shkëlqyer që të eksplorohen kurse akademike, të mbështetura nga metodat e të mësuarit të bazuara në kërkime.
Këtë vit ofrohen mbi 60 kurse që janë të ndara në 14 fusha dhe të gjitha mbahen në anglisht nga akademikët holandezë.
Të drejtë aplikimi dhe përparësi në përzgjedhje kanë kandidatët doktoralë të cilët nuk kanë pasur asnjë trajnim paraprak në kuadër të Erasmus+.
Kandidatët doktoralë nga Kolegji AAB duhet të plotësojnë formën e dhënë përmes linkut: klikoni këtu.
Pas përzgjedhjes do të vazhdohet me procedurat e tjera. Afati për aplikim është nga 31 janar deri me 10 shkurt 2024.
Universiteti i Caen në Normandi të Francës ka shpallur të hapur thirrjen për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare e cila do mbahet nga data 8-12 prill 2024, si pjesë e programit Erasmus+, ku do mirëpriten përfaqësues të stafit të Kolegjit AAB në Ditët e Partneritetit, për të takuar partnerët aktual dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit me partnerë të tjerë.
Java përfshin takime, prezantime dhe seminare, ndërsa të drejtë aplikimi kanë këto fakultete: Fakulteti i Komunikimit Masiv, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Juridikut, Fakulteti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Kjo javë ndërkombëtare nënkupton gjetjen e partnerëve për projekte të ardhshme bashkëpunimi, caktimin e takimeve si vazhdimësi e përpilimit të projekteve të reja dhe ndarjen e përvojës me kolegët.
Për këtë javë nga Kolegji AAB do të caktohet nga një profesori fakulteteve të lartpërmendura, pra 4 përfaqësues nga institucioni.
Linku për aplikim: klikoni këtu, ndërsa afati për aplikim është deri me 31 janar 2024.
Rezultati i të përzgjedhurve do të publikohet me datën 1 shkurt 2024, të cilët më pas kanë afat deri me 10 shkurt ta bëjnë regjistrimin në këtë link.
Është hapur thirrja për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Kuopio të Finlandës, e cila do të mbahet nga 19-22 shkurt 2024 në kampusin Lisalmi. Java Ndërkombëtare e Stafit për Ekonominë e Gjelbër e organizuar në bashkëpunim me aleancën universitare evropiane EU4DUAL, përmban prezantime dhe seminare në lidhje me ekonominë e gjelbër në mësimdhënie dhe kërkime.
Temat që do të shqyrtohen janë nga fusha të ndryshme si: inxhinieria, biznesi, turizmi, dizajni, bujqësia dhe shërbimet sociale. Java përfshin mundësi rrjetëzimi për të gjetur partnerë për projekte të ardhshme bashkëpunimi.
Nga Kolegji AAB në këtë javë do marrë pjesë një profesor nga fusha e ekonomisë dhe biznesit e ndërmarrësisë.
• Linku për aplikim
• Afati i fundit për aplikim është 18 janar 2024. Rezultatet do publikohen një ditë më pas. Ndërsa kandidati/ja që përzgjidhet duhet të regjistrohet përmes këtij linku: https://internationalweek.savonia.fi/enrol/ , deri në datën 25 janar 2024.
Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Šiauliai University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus+.
Kriteret për aplikim
Staf i angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB në njërën nga fushat: Financa, Kontabilitet, Shkenca Kompjuterike
Të keni njohuri të gjuhës angleze - të paktën niveli B2
Kriteret e përzgjedhjes
Përfitues i mundësisë për mobilitet për herë të parë (20 pikë)
Letra Motivuese - ne gjuhën angleze (30 pikë)
Njohuri e gjuhës angleze (20 pikë)
CV (20 pikë)
Përshtatshmëria akademike me natyrën e shkëmbimit (për shkëmbim për trajnim) dhe plani për temat që do të shtjellohen (për shkëmbim për mësimdhënie) (10 pikë)
Refuzimi/mospjesëmarrja në mobilitete të kaluara, pas përzgjedhjes, pa ndonjë arsye të qartë (-30 pikë)
Rreth Šiauliai University: https://www.sa.vu.lt/
Linku për aplikim: https://forms.gle/WCrNSuZKZQDhubr27
Data e fundit për aplikim: 20.09.2023
Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Edward Bernays University of Applied Sciences, Zagreb, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+.
Kriteret për aplikim
Staf i angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
Të keni njohuri të gjuhës angleze - të paktën niveli B2
Kriteret e përzgjedhjes
Përfitues i mundësisë për mobilitet për herë të parë (20 pikë)
Letra Motivuese - ne gjuhën angleze (30 pikë)
Njohuri e gjuhës angleze (20 pikë)
CV (20 pikë)
Përshtatshmëria akademike me natyrën e shkëmbimit (për shkëmbim për trajnim) dhe plani për temat që do të shtjellohen (për shkëmbim për mësimdhënie) (10 pikë)
Refuzimi/mospjesëmarrja në mobilitete të kaluara, pas përzgjedhjes, pa ndonjë arsye të qartë (-30 pikë)
Shënim: Shkëmbimi do të zhvillohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të organizuar nga Bernays University (5-7 dhjetor) si dhe Bernays Forum 2023 (8-9 dhjetor 2023; si pjesëmarrës pasiv).
Rreth Bernays University of Applied Sciences: https://www.bernays.hr/en
Rreth Bernays Forum 2023: https://www.bernays.hr/en/o-nama/bernays-forum-2023
Linku për aplikim: https://forms.gle/AUdTLmqWjnMFFaXH9
Data e fundit për aplikim: 14.09.2023
Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit apo shkëmbim për mësimdhënie në Masaryk University, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+.
Kriteret për aplikim
Të jeni staf akademik apo hulumtues dhe të angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
Të keni njohuri të gjuhës angleze (të paktën niveli B2)
Kritere të tjera të përcaktuara nga programi i mobilitetit që zgjedhni
Shënim: Përparësi kanë stafi që nuk kanë përfituar nga mundësia për mobilitet më parë, gjithësesi mund të aplikojnë edhe stafi që ka qenë në shkëmbim në të kaluarën.
Rreth MUNI: https://www.muni.cz/en
Linku për aplikim: https://forms.gle/kEETXuNEsssRtDx27
Data e fundit për aplikim: 14.04.2023
Njoftohen stafi i kolegjit AAB rreth mundësisë për aplikim për shkëmbim për trajnim të stafit në Radboud University, në kuadër të programit Erasmus+. Specifikisht, shkëmbimi do të zhvillohet në kuadër të shkollës verore e cila organizohet nga Radboud University, një nga qendrat kryesore akademike të ekselencës në Holandë.
Pjesëmarrja në Shkollën Verore Radboud është një mundësi e shkëlqyer për të u përfshirë në programe të shkurta trajnimi të cilat mund të i gjeni në linkun në vazhdim: https://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/overview-courses-2023/
Kriteret për aplikim
Të jeni staf akademik apo hulumtues dhe të angazhuar me orar të plotë në kolegjin AAB
Të keni njohuri të gjuhës angleze (të paktën niveli B2)
Kritere të tjera të përcaktuara nga programi i trajnimit që zgjedhni
Si mund të aplikoni?
Fillimisht, kontrolloni listën e programeve të trajnimit të cila ofrohen (linku më lartë) dhe sigurohuni që i plotësoni kriteret e caktuar për të ndjekur atë program. Këtë mund ta bëni duke klikuar mbi programin e trajnimit që dëshironi dhe nëse shkoni në fund të faqes i shihni specifikat e pjesëmarrjes. Disa programe ofrohen online dhe disa fizikisht, prandaj ju lutemi kontrolloni edhe këtë pjesë.
Nëse mendoni se keni gjetur programin adekuat për ju dhe i plotësoni kushtet për regjistrim, atëherë duhet të plotësoni linkun: https://forms.gle/EbpQA95tYNSw9zvCA Kolegji AAB do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe stafi do të përzgjidhet për nominim varësisht vendeve të lira, angazhimit tuaj, profilit tuaj, etj.
Afati i fundit për aplikim është: 09.02.2023
INFORMATA ME RËNDËSI
Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në AAB do të ju njoftojë për rezultatet dhe sipas tyre do të bëj nominimin në Radboud University. Nëse nominoheni, do të pranoni edhe një email nga Radboud University me informacion në lidhje me aplikimin tjetër online. Kostot totale të tarifës së shkollës verore do të zbriten nga granti total i Erasmus+ që do të pranoni.
Pasi pjesëmarrësi të ketë dorëzuar një aplikim të plotë tek Radboud University, drejtuesi i programit nga Radboud do të shqyrtojë aplikacionin. Nëse pjesëmarrësi pranohet, pjesëmarrësi do të marrë një e-mail me informacion praktik për Shkollën Verore dhe një e-mail të veçantë me udhëzime se si të përfundojë aplikimi për bursën Erasmus+.
Në rast se drejtuesi i programit nuk mund ta pranojë pjesëmarrësin në program (për shkak se vendet janë plotësuar ose për shkak se niveli arsimor ose sfondi i pjesëmarrësit nuk është i përshtatshëm për programin) ata do të përpiqen t'i ofrojnë pjesëmarrësit një zgjedhje të ndonjë programi tjetër. Në rast se pjesëmarrësi nuk mund të pranohet në ndonjë program tjetër veror, atëherë bursa kalon tek ndonjë kandidat tjetër.
Pas miratimit të drejtuesit të programit specifik, pjesëmarrësi do të marrë një letër për çmimin e grantit brenda dy javësh duke u informuar për shumën e grantit/bursës. Granti ofrohet pas arritjes në Holandë.
ME VETË-FINANCIM TË PJESSHËM APO TË PLOTË
Çdo vit, Université de Caen Normandie i kushton një javë të tërë partnerëve të tij global, duke i dhënë mundësinë për të zbuluar institucionin dhe trashëgiminë unike historike të rajonit të Normandisë. Përmes sesioneve, takimeve dhe prezantimeve të fakultetit dhe stafit, Université de Caen Normandie do të ndaj praktikat më të mira dhe do të shkëmbej informata mbi çështje dhe objektiva të përbashkëta që lidhen me arsimin ndërkombëtar.
Edicioni i vitit 2023 i Javës Ndërkombëtare në Université de Caen Normandie do të mbahet më 10-12 maj, në kampusin kryesor të UNICAEN që ndodhet në qendër të qytetit të Caen. Tarifa e pjesëmarrjes prej 50 euro (që mbulon të gjitha vaktet ushqimore të përmendura në program dhe ekskursionin gjysmëditor në vende me rëndësi historike) si dhe shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit duhet të mbulohen nga vetë stafi.
Për të parë programin e plotë vizitoni: https://www.unicaen.fr/ipw2023
Aplikimi filimisht bëhet në linkun https://forms.gle/CDmRVTo3aS5ozfov8 dhe më pas do të udhëzoheni për plotësimin e formës që përdoret nga Universiteti i Caen Normandisë.
Data e fundit për aplikim: 06.04.2023
Instituti Grassroots Canada organizon Shkollën Verore me temën Ekosistemet Malore dhe Menaxhimi i Burimeve që do të mbahet në datat 11-20 shtator 2023 në malet Bükk, Hungari.
Ky program trajnimi ndërkombëtar shqyrton ekosistemet malore në kontekste të zhvillimit njerëzor dhe burimeve natyrore, parimeve të menaxhimit të burimeve natyrore dhe qeverisjes së burimeve për ruajtje të qëndrueshme. Duke përshkruar rastet studimore nga një gamë e gjerë e burimeve natyrore aktuale në të gjithë globin, programi merr në konsideratë se si aspekte të ndryshme sociale, politike, ekonomike, kulturore, dhe gjinore konkurrojnë për dhe mbështesin burimet natyrore në ekosistemet malore.
Studentë, hulumtues, dhe mësimdhënës që dëshirojnë të informohen për ekosistemet malore dhe zhvillimin e qëndrueshëm mund të aplikojnë. Informacioni i detajuar rreth programit dhe formës së aplikimit gjendet në faqen e internetit www.grassrootsglobal.net/mer2023.
LISTA E THIRRJEVE PËR STAFF