Thirrjet për studentët

TË FINANCUARA NGA ERASMUS+

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 04.09.2023, ora 16:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023/2024.

Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo Juridik
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Linku: https://www.hs-schmalkalden.de/en/international/incoming-students/courses-for-incomings/exchange-students

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/soUECaGyHG12pw268

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 04/09/2023, ora 16:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 25.06.2023, ora 16:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin dimëror 2023/2024.

Kriteret për aplikim
• Student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
• Të ketë 8-10 provime të përfunduara
• Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
•Nota mesatare: minimumi 8.5
• Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/k2eRztxUDG3Wed8q8

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 25/06/2023, ora 16:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

• Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
• Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Masaryk University - Afati i fundit: 14.04.2023; ora 11:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Masaryk University, Republika Çeke, për semestrin dimëror 2023/2024.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB
 Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
 Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Masaryk University për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet. Lëndët mund të i shikoni në linkun: https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue (fokusohuni tek Autumn Semester).

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/jfZXcDf5JUV8fCqo6

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 14/04/2023, ora 11:00.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

 Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Republikën Çeke.

Thirrje për shkëmbim ERASMUS+ në Schmalkalden University of Applied Sciences - Afati i fundit: 18.11.2022, ora 13:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të Erasmus+, në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS), Gjermani, për semestrin veror 2023.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB në vitin e dytë të studimeve, niveli Bachelor
 Student në fakultetin Ekonomik apo Shkenca Kompjuterike
Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B1)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në SUAS për të vlerësuar nëse programi ju përshtatet.

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/xhTyGvPpVhsPPd8y7

Studentët që janë tashmë përfitues së bursës Erasmus+ nuk mund të aplikojnë. Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

Data e fundit për aplikim: 18/11/2022, ora 13:00.

Nëse keni ndonjë problem teknik gjatë aplikimit ju lutemi të kontaktoni stafin nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin:

 Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës
 Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

ME  VETË-FINANCIM TË PJESSHËM APO TË PLOTË

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në Kampin Veror Ndërkombëtar - Le Mans Université - Afati i fundit: 12.05.2023

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në Kampin Veror Ndërkombëtar të organizuar nga Le Mans Université, Francë nga data 19.06.2023 - 18.07.2023.

Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link:
https://fle-campus-ete.univ-lemans.fr/en/index.html

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në shkollën veror "Denialism and Conspiracy Theories in EU: Logic and Political Forms" - Sant'Anna School of Advanced Studies - Afati i fundit: 28.04.2023

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore "Denialism and Conspiracy Theories in EU: Logic and Political Forms" të organizuar nga Sant'Anna School of Advanced Studies, Itali nga data 19.06.2023 - 23.06.2023 në Pisa.

Të gjitha informacionet rreth programit, pagesave, dhe formës së aplikimit i gjeni në këtë link duke klikuar në Download the brochure in English: https://www.santannapisa.it/en/alta-formazione/denialism-and-conspiracy-theories-eu-logic-and-political-forms

Thirrje për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Sciences - Afati i fundit: 27.04.2023; ora 11:00

Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Thomas More University of Applied Science, Belgjikë, për semestrin dimëror 2023/2024.

Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+ dhe studentët që aplikojnë duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, dhe qëndrimit në Belgjikë. Studentët lirohen nga pagesa e semestrit në Thomas More University of Applied Sciences dhe paguajnë vetëm shpenzimet e semestrit në kolegjin AAB.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Kolegjit AAB në fushën e Dizajnit Grafik
 Të ketë përfunduar të paktën një semestër në fushën e tij/saj të studimit
 Nota mesatare: minimumi 8.5
 Njohuri të gjuhës Angleze (minimumi niveli B2)

Para se të aplikoni, shikoni lëndët që ofrohen në Thomas More University of Applied Science, në programin Interior Design, duke ndjekur linkun https://www.thomasmore.be/en/exchange-programmes/exchange-programme-interior-design

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun: https://forms.gle/Zxax47cCHqFdnpzBA

Data e fundit për aplikim: 27/04/2023, ora 11:00

Shpjegim: Shkëmbimi nuk është i financuar nga ERASMUS+.

Thirrje për aplikim për të marrë pjesë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” - Masaryk University - Afati i fundit: 27.02.2023; ora 23:59

Ftohen studentët e kolegjit AAB të aplikojnë për të marrë pjesë në shkollën verore “Birth and Death of Democracy?” të organizuar nga Masaryk University, Brno, Republika Çeke nga data 18.06.2023 - 09.07.2023.

Kriteret për aplikim

 Student aktiv i Fakultetit Juridik, Administratës Publike, apo Komunikimit Masiv
 Student i nivelit Bachelor apo Master
 Të ketë njohuri të gjuhës angleze (B1-C2)

Masaryk University do të mbuloj tarifën e pjesëmarrjes prej 2300 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët e kolegjit AAB për të marrë pjesë në këtë program. Ky financim mbulon tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social ditor si në Brno, ashtu edhe në tre ekskursione 3-ditore në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), dhe akomodimin e tyre në Brno dhe në këto udhëtime. Studentët do të jenë përgjegjës për të vetë-financuar vaktet e tyre ushqimore gjatë programit dhe për udhëtimin nga Kosova në Brno dhe anasjelltas.

Afati i fundit për aplikim: 27.02.2023; ora 23:59.

Linku për aplikim: https://forms.gle/m7xaHN4BdLPhsqbX7
Më shumë rreth programit: https://summeratmasaryk.cz/birth-and-death-of-democracy.

E RËNDËSISHME! Ju lutemi vini re se Zyra Ndërkombëtare e Kolegjit AAB mund të nominoj vetëm tre studentë, por administrata e Universitetit Masaryk do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e të tre kandidatëve apo vetëm njërit prej tyre.