“Krijimi i një qendre komunitare të të mësuarit gjatë gjithë jetës” është projekt i zbatuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Danube University Krems- Austri dhe i financuar nga Austrian Development Cooperation. Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies në sistemin e edukimit parashkollor në Kosovë duke e bërë atë më kualitativ, koheziv dhe inkluziv.
Qendra Komunitare e të mësuarit gjatë gjithë jetës që do të themelohet në Kolegjin AAB, do të
Gjatë projektit do të publikohet një raport mbi sistemin e edukimit parashkollor në Kosovë si dhe do të bëhet vlerësimi i nevojave të edukatorëve mbi të cilat pastaj në partneritet me Danube University Krems do të ndërtohen programe trajnimi. Projekti do të vendosë materialet e trajnimeve online për të u mundësuar të gjithë individëve që punojnë në sistemin e edukimit parashkollor në Kosovë që të përfitojnë nga këto resurse.