AAB Alumni Asociacioni

Asociacioni Alumni i Kolegjit AAB është organizatë që mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit në nivelin bachelor apo master. Qëllimi i këtij shërbimi është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes alumni studentëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse dhe bashkësisë më të gjërë akademike.

Qëllimet e shërbimit alumni

  • të promovojë ekzistencën, punën dhe domethënien e Alumni asociacionit
  • të lidhin ish studentët e universitetit përmes alumni organizimeve
  • të krijojë bazën e të diplomuarve dhe të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës
  • të ndërtojë lidhje në mes studentëve, të diplomuarve dhe kuadrove të fakulteteve e universitetit
  • të organizojnë ngjarje, seminare, konferenca profesionale dhe të bëjë avansimin profesional të të diplomuarve
  • të përforcojë reputacionin e universitetit me përforimin e reputacionit të të diplomuarve
  • të zhvillojë bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish studentët tanë
  • pjesëmarrja në shkëmbimin shkencor dhe profesional ndërkombëtar përmes vendosjes së relacioneve me asociacionet Alumni të regjionit dhe më gjërë
  • avansimi i shaktësive akademike sipas kërkesave të tregut

Aktivitetet tona:

  • të gjithë anëtarëve t’ ju mundësojmë regjistrimin online, qasjen e shpejtë dhe efikase në informacionet tona dhe në kontaktet e ndërsjella
  • themelimi i revistës së Asociacionit Alumni e cila do të përcjellë zhvillimet aktuale ekonomike, projektet në të cilat është i përfshirë universiteti si dhe arritjet shkencore e profesionale të anëtarëve të asociacionit
  • organizimi i tryezave të rrumbullakëta , seminareve e konferencave në të cilat do të trajtohen cështjet ekonomike e shoqërore
  • organizimi i programeve për aftësim dhe trajnim të anëtarëve të Asociacionit Alumni në kontekstin e informimit më të mirë për trendet zhvillimore dhe kërkesat e tregut
  • organizimi i takimeve të anëtarëve të asociacionit me studentët aktualë, për t’ ua përcjellë përvojat e tyre
  • organizimi i takimeve zyrtare të Asociacionit Alumni (p.sh. përvjetorët, festat dhe shënimet e datave të rëndësishme)
  • formimi i qendrës për monitorimin e karrierës, ashtu që anëtarët e Asociacionit Alumni, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, të kenë qasje ne informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejshm dhe aplikime në pozita të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.

Anëtarësimi

  • Anëtër i Asociacionit Alumni AAB mund të bëhet cdo i diplomuar në Kolegjin AAB duke plotësuar forumlarin për regjistrim

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19