Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Anëtarësimi

Kolegji AAB luan një rol të rëndësishëm si një institucion udhëheqës në rajon. Prania e gjerë në organizata prestigjioze ndërkombëtare dhe rrjete universitare janë qëllimi i Kolegjit tonë për vitet në vazhdim dhe janë pjesë e strategjisë sonë për vitet 2018-2023. Këto aktivitete do ta ndihmojnë Kolegjin ta rrisë profilin e vet ndërkombëtar duke u përfshirë në sektorin e arsimit gjithnjë e më të globalizuar. Kolegji AAB organizon ose bashkë-organizon një gamë të gjerë të aktiviteteve që përfshijnë studentë dhe staf akademik.

Kolegji AAB është anëtar i:

  • Magna Charta Observatory qëllimi i së cilës është të mbledhë informacione, të shprehë mendime dhe të përgatisë dokumente në lidhje me respektimin, dhe mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave themelore universitare të përcaktuara në të dhe të nënshkruara në Bolonjë në vitin 1988 nga 388 Rektorë të universiteteve të mëdha nga e gjithë bota. Magna Charta Observatory punon së bashku ose në marrëveshje me organizata të tjera kombëtare, evropiane ose ndërkombëtare që kanë qëllime të ngjashme ose njëjtë të pranueshme. Më shumë informata në vegëzën: www.magna-charta.org
  • Konferencës së Rektorëve të Danubit (Danube Rector’s Conference (DRC)) si një rrjet i fortë i universiteteve që përfshijnë këtë rajon me qëllim të përmirësimit të arsimit të lartë si në mësimdhënie ashtu edhe në kërkime shkencore, dhe që mbështesin përparimin e universiteteve anëtare duke krijuar kontakte të qëndrueshme. Fokusi i këtij rrjeti është në: a) koordinimin e ideve dhe veprimeve të anëtarëve të tij përmes shkëmbimit të informacioneve për çështje me interes të përbashkët; promovimin e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe demokratike në Evropë; c) të vepruarit si konsulent, duke paraqitur pikëpamjet e anëtarëve të vet dhe duke dhënë rekomandime të duhura për problemet me të cilat përballen universitetet, qeveritë, organizatat kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe për të tjerët që janë të përfshirë në çështje që lidhen me universitetet. Konferenca mban lidhje me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave janë me interes ose kanë të bëjnë me universitetet – veçanërisht me Konferencat Kombëtare të Rektorëve, EUA, UNESCO, BE dhe Këshillin e Evropës. Më shumë informata në vegëzën: https://www.drc-danube.org
  • Asociacioni i Universiteteve të Ballkanit (Balkan University Association (BUA)) synon ta përcaktojë një vizion udhëheqës për të ardhmen përmes universiteteve, bibliotekave, qendrave kërkimore, një vizion për rajonin e Ballkanit, mbështetur në vlerat e përbashkëta globale duke marrë parasysh domosdoshmërinë e kohës. Më shumë informata në vegëzën: http://www.baunas.org/content/members.html

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19