Kolegji AAB luan një rol të rëndësishëm si një institucion udhëheqës në rajon. Prania e gjerë në organizata prestigjioze ndërkombëtare dhe rrjete universitare janë qëllimi i Kolegjit tonë për vitet në vazhdim dhe janë pjesë e strategjisë sonë për vitet 2018-2023. Këto aktivitete do ta ndihmojnë Kolegjin ta rrisë profilin e vet ndërkombëtar duke u përfshirë në sektorin e arsimit gjithnjë e më të globalizuar. Kolegji AAB organizon ose bashkë-organizon një gamë të gjerë të aktiviteteve që përfshijnë studentë dhe staf akademik.
Kolegji AAB është anëtar i:
Qëllimi i MCO është të mbledhë informacione, të shprehë mendime dhe të përgatisë dokumente në lidhje me respektimin, dhe mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave themelore universitare të përcaktuara në të dhe të nënshkruara në Bolonjë në vitin 1988 nga 388 Rektorë të universiteteve të mëdha nga e gjithë bota. Magna Charta Observatory punon së bashku ose në marrëveshje me organizata të tjera kombëtare, evropiane ose ndërkombëtare që kanë qëllime të ngjashme ose njëjtë të pranueshme. Më shumë informata në vegëzën: www.magna-charta.org
Asociacioni i Universiteteve Evropiane (original: EUA) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. AUE luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, AUE siguron që të dëgjohet zëri i pavarur i universiteteve evropiane.
AUE ofron mundësi të pakrahasueshme për anëtarët që të ndajnë praktikat më të mira duke marrë pjesë në projekte, ngjarje dhe aktivitete të tjera të të mësuarit të ndërsjellë që përfshijnë një gamë të gjerë universitetesh. Asociacioni gjithashtu u ofron anëtarëve mundësi unike për të formësuar politikat dhe iniciativat evropiane që ndikojnë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor
L’Institut Française de Prishtina është një OJQ lokale e themeluar në vitin 2002 si Qendër Kulturore Franceze, e cila u bë Aleancë Française në vitin 2011. Ajo është qendra e vetme e provimeve në Kosovë që ofron çertifikata DELF-DALF, të cilat janë të vlefshme për jetë dhe të njohura në mbarë botën. Alliance Française është një hapësirë e dedikuar për promovimin e gjuhës frënge, kulturës frankofone dhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Ambasada e Francës në Prishtinë drejton një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve konsullore për qytetarët vendas, francezë dhe ndërkombëtarë në Kosovë. Departamenti për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor i Ambasadës mbështet zhvillimin dhe avancimin e mësimit të gjuhës frënge në shkolla dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve franceze dhe kosovare.
Asociacioni Evropian i Fakulteteve Juridike (ELFA) u themelua në vitin 1995 në Lojven, Belgjikë, (Leuven) nga më shumë se 80 fakultete të drejtësisë të themeluara në universitete të ndryshme anembanë Evropës. Asociacioni sot ka më shumë se 150 anëtarë nga vende brenda Evropës dhe më gjerë. ELFA vepron si një forum ndërkombëtar për diskutimin e temave ligjore që lidhen me edukimin juridik, negocion dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë qeveritare dhe entet arsimore në Evropë dhe jashtë vendit.
Instituti Shqiptar i Sociologjisë është një institucion kërkimor jopublik, i pavarur nga administrata publike, institucionet shtetërore, politike apo fetare. Ai nuk ndjek qëllime politike, tregtare, biznesore apo fetare. IShS punon në partneritet të ngushtë me Shoqatën Sociologjike Shqiptare (SHSSH).
Akademia Diplomatike e Kosovës është institucion i pavarur, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë (diplomatike) profesionale të diplomatëve dhe shërbyesve tjerë civil që merren me çështje ndërkombëtare apo punojnë në një ambient ndërkombëtar. Përmes këtyre aktiviteteve, Akademia Diplomatike do të forcojë kapacitetet e Kosovës për të promovuar interesat e veta dhe për të marrë pjesë në mënyre efektive në ambientin ndërkombëtar.
Asociacioni për Edukimin Stomatologjik në Evropë (ADEE) bashkon një anëtarësi të larmishme në gjithë Evropën, duke përfshirë shkollat dentare, shoqatat e specialistëve dhe shoqatat kombëtare të përfshira në edukimin stomatologjik. ADEE është e përkushtuar në avancimin e standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor në të gjithë Evropën përmes misionit të saj për të promovuar dhe nxitur konvergjencën në edukimin stomatologjik, sigurimin e cilësisë, zhvillim të metodave inovative të vlerësimit dhe ekzaminimit, si dhe mundësi në shkëmbime të stafit, studentëve dhe programeve. Përveç kësaj, ADEE përhapë njohuri edukative dhe shërben si një lidhje evropiane me organizatat e tjera veçanërisht në fushën stomatologjike. Anëtarët e ADEE janë nga institucionet dentare universitare evropiane, shoqata specialistësh dhe organe kombëtare dentare të lidhura me edukimin stomatologjik.