Profili Ndërkombëtar

Si një institucion lider jopublik i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, Kolegji AAB është themeluar me qëllim të përkushtimi ndaj përsosmërisë akademike dhe kërkimit inovativ. Lidhjet dhe bashkëpunimet tona ndërkombëtare me universitete, kolegje dhe institucione arsimore të njohura kanë nxitur një kulturë të ndërgjegjësimit global, duke na mundësuar që të qëndrojmë përkrah zhvillimeve më të fundit në arsim.

Të përqëndruar në ekselencë, Kolegji AAB është i përkushtuar për arritjen e standardeve të larta në projektet kërkimore ndërkombëtare, anëtarësimin në organizata prestigjioze ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në rrjetet universitare me ndikim në zhvillim dhe rrjetëzim. Ne promovojmë aktivisht mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke njohur rëndësinë e programeve të shkëmbimit. Programi Erasmus+, na ka mundësuar të bëhemi një nga kolegjet më të mira në Evropë për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik. Për më tepër, ne i japim rëndësi të veçantë të gjitha programeve të Bashkimit Evropian, duke nxitur rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit tonë. Kolegji AAB është thellësisht i përkushtuar të ketë një komunitet të gjithëmbarshëm studiuesish, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes marrëveshjeve bashkëpunuese në nivel kolegjesh, partneriteteve ndëruniversitare dhe shkëmbimeve dypalëshe ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë. Rrjeti ynë i gjerë i kolegjeve dhe universiteteve partnere përfshin shumë shtete të botës, duke përfshirë institucione nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Ky partneritet i fortë u mundëson studentëve dhe personelit akademik të angazhohen në programe shkëmbimi reciproke, nisma të përbashkëta kërkimore, seminare, konferenca dhe shkolla novatore si verore ashtu edhe dimërore.

Kolegjit AAB poashtu i është dhënë Karta Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) për periudhën 2021-2027. ECHE është një dokument i lëshuar nga Komisioni Evropian që siguron pjesëmarrjen e Kolegjit AAB në programin Erasmus si dhe përcakton kornizën për menaxhimin e aktiviteteve të programit Erasmus.

Erasmus+ International Credit Mobility – Handbook for partner countries