Juridik

Misioni i Fakultetit Juridik është që të promovojë ekselencë në edukimin e profesionistëve në fushën e së drejtës, përmes qasjes me studentin në qendër dhe metodologjive të avancuara të mësimdhënies dhe mësim nxënies, aftësimin e studentëve për t’iu përgjigjur sfidave ligjore në një shoqëri në ndryshim, angazhohet në gjenerimin e njohurive të reja përmes aktiviteteve të hulumtimit duke nxitur zgjidhjen e çështjeve komplekse praktike, dhe kontribuon në përmirësimin e funksionimit të sistemit ligjor dhe promovimin e ndryshimeve pozitive në shoqërinë e Kosovës dhe më gjerë.

Fakulteti synon të arrijë këtë mision nëpërmjet një angazhimi për të mësuarit gjatë gjithë jetës, ofrimit të përvojave transformuese dhe inovative të të mësuarit dhe metodologjive të mësimdhënies, dhe ofrimit të aftësive që u mundësojnë studentëve të navigojnë dhe përdorin në mënyrë efektive sasinë e madhe të informacionit të vënë në dispozicion nga teknologjitë e reja.

Krahas kësaj, Fakulteti synon zhvillimin e personalitetit të studentëve, duke i angazhuar ata në diskutime të ndryshme që lidhen me çështjet sociale, etike, dhe përgjegjësinë sociale. Fakulteti Juridik promovon pjesëmarrjen dhe angazhimin e studentëve në përmirësimin e procesit mësimor duke kontribuar kështu edhe në ndërtimin e shkathtësive të udhëheqjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë ndaj të tjerëve.

Stafi akademik